Njerëzit të cilët lënë gjurmë në rrafshin letrarë, shpirtëror universal e filozofikë si Nokë Sinishtaj, nuk vdesin por ndriçojnë nga përjetësia!

Kultura

Njerëzit të cilët lënë gjurmë në rrafshin letrarë, shpirtëror universal e filozofikë si Nokë Sinishtaj, nuk vdesin por ndriçojnë nga përjetësia!

Nga: Lekë Mrijaj Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:22
Lekë Mrijaj

Sapo e pashë lajmin e idhët në kalimin në amshim të bacës Nokë. Vertetë me vije keq për shkak të rrethanave tjera (joliberalizimit të vizave) qe nuk kam pasë rastin ta takoj fizikisht, mirpo permes krijimeve të tija e kam njohur këtë burrë të urtë e erudit të vlerave të larta kulturore e kombëtare e shpirtërore madje ishte edhe një teolog i thellë i masava të larta shpirtërore universale, i cili ishte tejët i thellë në meditim e reflektim letrarë, filozifik e shpirtëror...

Edhe pse nuk kemi ndejt fizikisht me bacen Nokë, kemi biseduar e shtjelluar shumë gjëra për rrafshin e krijimtarisë edhe me cel. (edhe aq me shumë e kam njohur permes veprimtarit shqiptar në mergatë, dajës tim, z. Gjon Krasniqi) madje kemi shkembyer edhe me emaila të shumta ndermjet veti (qe me kanë lënë mbresa) deri diku para një viti apo para keqësimit të gjendjes shëndetësore... Doajenin e ta quaj klasicizmin e letersisë dhe të artit shqiptar, z. Nokë Sinishtaj, e kam njohur edhe me shumë në recensionin e realizuar për librin “Dejka Kujtimesh”e “Monologu i Çinisë së Podgoricë, i cili libër më ka lane mbresa të thella pikërisht formimet e tij si shkrimtar i spikatur e intelektual tamam i brumosur me artin e publicistikën e tij pergjithshme ka folur shkruar vetëm në gjuhën e së vërtetës i cili me anë të krijimtarisë se tij letrare ka vëndosur ura të fuqishme lidhëse komunikimi me popullin anekënd trojeve etnike të Mbretit Gjergj e mergatë, i cili ka sjellë një përvojë të tërë jetësore duke i përcjellë ngjarjet në përpikëri permes intuitës imagjinatës se tij të talentuar.

Njerëzit e tillë të cilët lënë gjurmë në rrafshin letrarë, shpirtëror e filozofikë si Nokë Sinishtaj, nuk vdesin por na ndriçojnë nga përjetësia-parajsa. Baca Nokë, lutuni për ne dhe mbarë të dashurit tuaj.

Pushofsh ne paqe baca Nokë. E gëzofsh jetëne Lume! Ngushëllime familjes, të dashurve e farefisit të bacës Nokë!!

Ngushëllime edhe juve daja Gjon i dashtun gje qe z. Sinishtaj, fillimisht e njoha përmes juve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat