Atdheut tim

Kultura

Atdheut tim

Nga: Sherif Selimi Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

O Atdheu im i dashur

në formulën e dekonsrtuktivizmit

të shoh unë ty

Dhe ju o njerëzit e mi

mos harroni

faktori kohë u fshi

Mos e vrisni kokën

Ah! paralelet....paralelet

që fshehin kryqëzimin

e kundërthënieve dhe kundërshtive

krijojnë katërkëndëshin kënd-drejtë

dhe formojnë rrethin

Mjaft më

shënjuesi dhe i shënjuari

u sollën vërdall

koha po vdes

Ti fshijmë rrathët e Pitagorës

Eja sot në vargun e poetit

O verb me ngjyra tingujsh

që më flet mua

Ti o këngë e shpirtit lodhur

që më këndon mua

Larg vrimave të zeza

unë nuk e luaj lojën

po loja më luan mua

Ti gjuhë e zjarrtë

O gjuhë e zjarrtë

Ti që më flet mua

dhe më thua

mos harro

E ardhmaja ndahet në dy pjesë

Kurse vetëm njëra të përket ty

Gjurmët e shenjave

Ti shenjë që sillesh

në parfytirimin tim

lë gjurmë

Të shoh si barka në det

që lë vijën pas

vija që ndan dhe bashkon ujërat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat