Rrebesh shiu

Kultura

Rrebesh shiu

Nga: Fatmire Duraku Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:54
Fatmire Duraku

I

Të thellë e bëmë këtë gjëmë

Ja arritëm tash, ky është fundi

s'lamë gjë njëri tjetrit pa i thënë 

Të thellë e bëmë këtë gjëmë

 

E ti po vdes me hijen në lëmë                

Dritat ja i ka ndezur katundi           

Të thellë e bëmë këtë gjëmë

Ja arritëm tash, ky është fundi

 

II

I mbaj mend vetëm dy fjalë

Dashuria përfundon me ndarje

E fjala kërceu ujit sikur ngjalë

I mbaj mend vetëm dy fjalë

 

Tashmë eci rrugën valë-valë

Shiu i lotëve pikon me sharje

I mbaj mend vetëm dy fjalë

Dashuria përfundon me ndarje

 

III

Gjithnjë jeta zgjohet në vetmi

Ëndrra ngel veç  rrebesh shiu

rëndë pa ty sa rëndë pa gjithësi

Gjithnjë jeta zgjohet në vetmi

 

Kthej pas çdo gjë ja është errësi'

vjen lagësie sall figurë e një të riu

Gjithnjë jeta zgjohet në vetmi

Ëndrra ngel veç rrebesh shiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat