Zgjohu, trung ilir gjumash!

Kultura

Zgjohu, trung ilir gjumash!

Nga: Violeta Kadriu Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:42
Violeta Kadriu

ZGJOHU, TRUNG ILIR GJUMASH!

Gjysma e zemrës e bleruar,

gjysma tjetër e shkrumbuar,

në njërën anë zemre pemë e pjekur,

ndërsa në tjetrën shkrumb e hi e djegur...

Në njërën anë zogjtë hapërojnë të lirë qiellin,

në tjetrën, të tmerruar, duan ta shqyejnë Diellin,

çfarë rrufeje, Trungu ynë, kështu në mes të ra,

që në këtë mënyrë të zezë, në dyshe të paska nda?

Në njërën anë tepih i blertë,

në tjetrën tokë e çarë, e tëra e djerrtë,

në njërën anë degë mbushur plot fletë,

në tjetrën, degë-shkretëtirë më e shkretë.

Jemi një Trung Peme me dy degë,

kush në mes kështu na paska djegë,

njëra gjysmë e zemrës po e gëzon verën,

ndërsa tjetra po e përbinë skëterrën.

Zgjohu, Trung Ilir , nga gjumi, zgjohu,

e prap në një Besë e Nder përbetohu,

mos lejo mbi degë, në pikë të verës, të të bie borë,

merr Shpatën e Nderit prap në dorë!

Zgjohu, Trung Ilir gjumash, zgjohu,

e tregoji botës mbarë,

se në këto Troje çdoherë ka pasur

e do të ketë t" ndershëm shqiptarë!

VIOLETA KADRIU 16 MAJ 2021 PODUJEVE KOSOVE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat