Qenia e njeriut, pra Mbinjeriu

Kultura

Qenia e njeriut, pra Mbinjeriu

Nga: Xhelal Hoxha Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:34
Xhelal Hoxha

Qenia e qenies time, është pra vet njeriu
Dhe qenia e njeriut, jo njeri,

Mund të jetë ndoshta; ”shqiponjë, apo gjarpër”,

Këtë fare nuk e di?!


Ku do të mbetesh ti pra, i dashtuni mbinjeri?
Unë hakmarrjen kurrë s'e desha,

Andaj, as nuk do ta dua përjetë të jetëve,

Pra, në timen -tuajën, LIRI!...

Ngaqë hakmarrjen, mërin, lakminë, hajnin e jo njerëzinë
Duam që t'jua lëmë kohës e dallgëve të jetës...
Që të merren me të tërat n’përgjithsi,
nga imja-jotja dashuri!...

Ndërsa ne duhet të çlirohemi tërësisht e plotësisht
Dhe të rikthehemi krejtësisht
Dhe përsëri te i përjetshmi, Zoti ynë-

yni identitet e dinjitet: ILIRIA

Te njeriu ynë, që do të kapërcen urat e bashkimit…

Dhe harron, nënçmon, përbuzë hakmarrjen;

Jeton, kalon e ndriçon rrugën, në atë të "përjetshmen"

pra përsëri e përsëri mbetët, Mbinjeri

Vetëm dashuria e sinqertë, ajo krijuesja e realja
"Duhet të gjykoj e dënoj njerëzit,
Ndërsa arealja është e verbër e gjymtë

dhe jo e drejtë në gjykimet e saja!"...

Vetëm se njeriu dëshmitar

dhe zëdhënës i jetës, i besës dhe i shpresës…

Dhe i shumëvuajtjeve shpirtërore, emocionale e mendore;

Që mendon, gjykon e vepron mirë e mire…
 

Nuk duhet të thërret, vret e pret
Por, me doemos duhet punuar , duhet ndriçuar,

përparuar e rrezikuar, për vendin-Atdheun e vetë...

Për narracionin, mendimin e pa varur të thellë,

Për vizionin, gjenialitetin dhe mendimin e tij të lirë;
I shëruar tërësisht e plotësisht, nga Metafizika e hemoglobina e tij...
Tek qenia kryesore e njeriut, njeri:
Që është ky pra, Mbinjeriu...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat