Pse Parisi nuk digjet?

Kultura

Pse Parisi nuk digjet?

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Në këtë video shihet një pjesë nga filmi epik “Paris brûle-t-il?” (A po digjet Parisi:). Është muaji gusht i vitit 1944. Forcat aleate dhe guerilët francezë i janë afruar Parisit dhe nazistët gjermanë bëhen gati të largohen. Këtu shihet momenti kur qeveria e përkohshme franceze merr vendim që t’i dërgoj përfaqësuesit e saj në Palais de Matignon ku është selia e qeverisë dhe kryeministria. Pushteti duhet të ndërrohet dhe qeveria e përkohshme e ka të qartë se nuk duhet të krijojhet vakuumi juridik e politik. Prandaj i dërgon dy veta që ta marrin pushtetin e Francës: një burrë e një grua, rolet e të cilëve i luajnë legjendari Jean Paul Belmondo dhe Leslie Caron.

Te porta e pallatit dhe te hyrja kryesore e ndërtesës, zyrtarët qeveritarë i pyesin: Kush jeni ju? “Jemi qeveria e përkohshme” – është përgjigja e këtyre dy anëtarëve që aty shkojnë me biçikleta. Hapen dyert, përkulen shërbëtoret, kurse garda e nderit e qeverisë radhitet për ceremoninë e rastit. Stafi civil është në dispozicion. “Kam parë e sa kam parë qeveri, por si këtë të fundit asnjë jo. Këta i morën me vete edhe enët e stolitë e pallatit”, thotë sekretari i përgjithshëm i qeverisë apo shefi i protokollit.

Dhe ja, kështu ndërrohet qeveria. Pa as më të voglin problem. Vjen stafi i ri politik, kurse ai civil mbetet për të shërbyer edhe më tutje. Në këtë rast ky staf i ka shërbyer edhe qeverisë kuislinge, por detyra e tij është shërbimi dhe për atë arsye quhen shërbëtorë civilë. Shteti nuk mbahet pa ta dhe kjo është arsyeja që nuk ndërrohen as në këtë rast.

Hitleri në Berlin rrinte me sy e vësh nga Parisi. I kishte dhënë urdhër gjeneralit Dietrich von Choltitz që në tërheqje ta shkatërronte Parisin. Prandaj, pothuaj çdo minutë pyeste gjeneralët që i kishte afër: “A po digjet Parisi?”

Intelektualët francezë, por edhe rezistenca e angazhuan diplomatin suedez, Raoul Nordling, që të intervenonte te gjenerali von Choltitz që të mos e shkatërronte Parisin. Choltitz nuk i dëgjoi urdhrat e Hitlerit. Edhe në mesin e oficerëve fashistë gjermanë kishte të atillë që nuk mund ta shkatërronin një qytet të artit, kulturës, historisë, hijeshisë…

Francezët dinë si bëhet lufta dhe politika. E dinë si bëhet edhe ndërrimi i qeverisë edhe në rast lufte dhe se si ruhet kryeqyteti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat