Udha e Shotës

Kultura

Udha e Shotës

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 qershor 2021 Në ora: 07:42
Shote Galica

I muar jetimat e Drenicës 

dhe mbërrini në Shkodër

Shota u bë  nënë dhe magje

për klithmën e urisë

 

I la kullat e djegura

Drenica lidhte plagët

malet e nisën këngën

O prite,Azem Galicën

 

Për jetimat e Drenicës

me jepni pak bukë

plagët ua lidhi vetë

pak bukë o mbret

të mos hapen varret

 

Mbret mos me kthe 

shpinën dhe vetminë 

jam në tokën time

sa shumë pushkë

dhe zjarre malesh

Drenica për Shqipni

 

Po vdes për bukë

Shota lidh gërshetin

plagët e luftës

malet bëhen nuse 

me krushqit e vrarë

dasma mbeti histori

 

Pak bukë o mbret

jam bijë e Drenicës

pushka trembi hasmin

nuk e japim tokën

vdekja u bë lule

për ty Kosovë!

 

Pak bukë o mbret

 

Çikago,9 qershor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat