​“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez Gergely Kovács

Kultura

​“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez Gergely Kovács

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:37
Gergely Kovács

Në kuadër të edicionit të 11-të të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, mbrëmjen e sotme performoi pianisti hungarez Gergely Kovács, për të cilin u tha së është laurat i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, József Bencze u shpreh i lumtur me mbajtjen e këtij festivali në kryeqytet, teksa siguroi mbështetjen e institucionit që ai drejton.

Bencze:Bota e muzikës nderon kujtimin për pianistin e njohur hungarez György Cziffra

“Shpresoj shumë që ambasada jonë, të kontribuojë në suksesin e Festivalit të Chopen-it. Faleminderit për ftesën. Në vitin 2021, bota e muzikës nderon kujtimin për pianistin e njohur hungarez György (Georges) Cziffra, dhe 100 vjetori i tij i lindjes u përfshi në listën e përvjetorëve të rekomanduar nga UNESCO”, tha ai.

Drejtoresha artistike e festivalit “Chopin Piano Fest”, Lejla Pula tha se ky festival do të zgjasë 1 muaj për të shpalosur vlera artistike për gjithë adhuruesit e muzikës klasike.

Pula: Çdo vit kemi pasur edhe një pianist hungarez që është prezantuar para publikut kosovar

“Ne kemi një traditë të bashkëpunimit me Ambasadën Hungareze, 11 vjeçare, çdo vit kemi pasur edhe një pianist hungarez që është prezantuar para publikut kosovar. Është një bashkëpunim i mrekullueshëm, në të vërtetë edhe ata kanë interesim t’i shpalosin vlerat e veta në Kosovë. Sot e kemi një pianist të ri, laureat i çmimeve të shumta ndërkombëtare dhe një pianist me famë”, tha ajo.

Festivali “Chopin Piano Fest Prishtina”, ka filluar edicionin e 11-të më 31 maj dhe do të zgjasë deri më 30 qershor.

Ky festival që i përkushtohet mjeshtërisë së interpretimit pianistik dhe repertoarit më të shquar pianistik botëror dhe shqiptar.

Ky edicion i 11-të i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por ishte anuluar për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat