Paradokset e jetës

Kultura

Paradokset e jetës

Nga: Sonila Pacolli Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:46
Sonila Pacolli

A jeni ndalur ndonjëherë vetëm për një çast dhe keni pyetur vetën se cili është realiteti i jetës sonë? A po cili është paradoksi i vërtetë i saj? A është ajo një provë apo thjesht një veprimtari e caktuar jetësore? A je i/e ri/e në moshë dhe jeta jote sapo ka filluar, apo një i/e moshuar ku kanë kaluar shumë vite dhe je përpjekur vazhdimisht ta bindësh vetën se e mira s’ka ardhur ende. Kur në realitet e mira ka ardhur por ti nuk e ke parë. Ke takuar me qindra njerëz por askush nuk të ka prekur të vërtetën deri në çastin kur jeta jote ndryshon dhe merr kahe tjetër përgjithmonë.

Ke hedhur një shikim dhe ke parë se ditët,javët,muajt,vitet kan ë kaluar pa të lajmëruar. Për të gjitha këto unë kam një përgjigje, të lutem më dëgjo me vëmendje, ashtu sikur ti, edhe unë ekzistojë në një kohë moderne por nëse jemi të sinqertë dhe të drejtë me njëri-tjetrin ne jetojmë në një periudhë historike ku ndryshimi jo gjithmonë është pozitiv dhe ndodh aq shpejtë saqë fillojmë të mendojmë për të tashmen kur në të vërtetë ajo tashmë largohet. Por tani me mendjen tënde do të jesh konfuz apo jo? Dhe do të më pyesësh mua, pse ndodh e gjitha kjo? Më lejo të tregoj.

E gjitha kjo ndodh sepse jetojmë në kohën kur luajmë me piano por nuk vlerësojmë gishtat, e ruajmë frymën nga vjedhësit kur vjedhësit jemi vetë ne. Përpiqemi ta shumëfishojmë pasurinë tonë por zvogëlojmë vlerën tonë e ndoshta edhe të tjerëve. Sot gjithmonë e më shumë zbulojmë krijesa të reja por jo krijesën brenda nesh. Hukasim duart nga i ftohti dhe injorojmë dorezat e ngrohtësisë e të cila janë të mykura nga petku i krenarisë. Ne kohët e sotme që jemi nën ndikimin e internetit kemi krijur shume mure ndarëse dhe jemi ftohur shumë.Saqë edhe kur të mundohemi të krijojmë një urë edhe e vogël të jetë është shumë e vështirë ta gjesh sepse kemi ndërtuar porta të larta. Dhe vazhdojmë e ndajmë pajisje teknologjike por jo komunikim real, kalojmë gjysmën e kohës në zyre por takohemi me njëri-tjetrin shumë rrallë, ndajmë atome por nuk eliminojmë paragjykimet, ndërtojmë ndërtesa të larta kur kemi pikëpamje të ngushtë dhe më e keqja, investojmë në vulgaritet por jo në fitimin e njohjes dhe dijes koncize. Sot ne shkruajmë shumë por flasim rrallë.Kemi mësuar si të jemi të shpejtë por jo si të presim.

Është koha e udhëtimeve të gjata, e pelenave që hidhen, e dinjitetit që hidhet, e marrëdhënieve një ditore.

Jemi në kohën e ushqyerjes së shpejtë por tretjes së ngadaltë, kur ena e përçmon përbërësin, është koha kur ke gjithçka në vitrinë por jo edhe disa minuta. Shëndetësia jonë sot çdo ditë zhvillohet por shëndeti jonë dobësohet, përpiqemi ta pastrojmë ajrin por kemi ndotur shpirtin, kemi shtëpi të ndërtuara mirë por familje të vogla me shumë divorce. Ne urrejmë shpesh dhe dashurojmë rrallë, të gjithë sot jemi të të mbishkolluar por të nën kualifikuar është koha kur ka më shumë rëndësi pamja e jo personaliteti më shumë veshja e jo intelektualiteti, në kohën kur arkivoli ka më shumë rëndësi sesa i vdekuri. Por a jemi të varura nga të gjitha këto ? Mmm…Prit të mendoj. Të gjitha këto ndodhin para syrit tënd e timit, dhe ne veprojmë sikur kemi kohë, sikur kemi gjithçka, e sikur dimë gjithçka.

Ti arrite të më dëgjosh mua deri këtu, ma do mendja se nuk e dëshiron një gjë të tillë, nëse nuk e do, atëherë përpiqu sa do pak ta ndryshosh për të mirë. Kurrë mos harro se një ndryshim sado i vogël i yti mund të sjell një ndryshim të madh për dikë tjetër. Ke parasysh bukuria e vërtetë e diellit vërehet më së miri në agim edhe pse audienca është ende në gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat