“Gjaku i shprishur i Arbërit”, libri i ri i Tomë Berishajt

Kultura

“Gjaku i shprishur i Arbërit”, libri i ri i Tomë Berishajt

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:58
Kopertina e librit

Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këto ditë botoi librin e tij të gjashtë “Gjaku i shprishur i Arbërit”. Kjo vepër është e ndarë në prozë, poezi dhe folkloristikë.

Në kapitullin e parë të librit autori shkruan për të kaluarën historike të shqiptarëve, për krijimin e shtetit shqiptar, për krimet e ushtrisë serbo-malazeze ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1912-1913, për rrëzimin e Qeverisë demokratike të Fan Nolit, kontributin e serbëve dhe grekëve në rrëzimin e kësaj qeveri dhe për disa padrejtësi të Evropës ndaj shqiptarëve.

Në kreun e dytë Berishaj trajton qëndresën e malësorëve nga këndvështrimi i Patër Anton Harapit. Në kreun e tretë përpiqet të trajtojë asimilimin e shqiptarëve , zhveshjen nga vetëdija kombëtare dhe ikjen e shqiptarëve nga identiteti. Në kapituillin e katërt

Kreu i pestë i librit është me poezi në të cilat dominon motivi patriotik. Në këto poezi autori shpreh preokupimin e tij fatin të hidhur të popullit shqiptar dhe të vendlindjes së tij.

katër kapitujt e fundit ia ka kushtuar folkloristikës shqiptare. Aty paraqiten, fjalë të urta, për atdheun nga vende dhe njerëz të ndryshëm, thënie filozofike për atdheujn, thënie të Nënë Twerzsë dhe të At Gjergj Fishtës, krijime popullore, këngë darsme, këngë djepi dhe këngë t’pini.

Tomë Berishaj është autor i gjashtë librave, “ Duhma e Cemit”, “ Gurgullima e valëve të Cemit”, Jazi i shembur”, “Rruga e humbur”, Udhëtim nëpër shkeuj!” dhe “ Gjaku i shprishur i Arbërit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat