“Kisha serbe”, emërtim krejtësisht i gabuar dhe naiv

Kultura

“Kisha serbe”, emërtim krejtësisht i gabuar dhe naiv

Nga: Qemal Musliu Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:08
Qemal Musliu

Politikani Austriak: LeoFreundlich (1878 – 1948) ka thënë: Një gjë u është e qartë serbëve, se armiku më i madh i tyre është e VËRTETA. Ajo rrezikon ekzistencën e tyre.

Shovinizmi serb, në mënyrë tinëzare, diplomatike dhe nënë hijen e religjionit, bënë pushtim territoresh shqiptare, duke përdorë mburojë e “arsye” kultin fetar si, kultë nacional. Madje objekte fetare Ortodokse, i trajton një nacionalesi: “Kisha serbe” dhe Kosovën e konsiderojnë si, vend të shenjtë (Jerusalem) të Serbisë!!! Qesharake. Harrojnë se objektet fetare, ishin objekte fetare: Iliro-Dardane.

Objektet fetare: Katolike, Ortodokse, Evangjelike, Protestante, Xhamit etj. qoftë në Serbi, në Republikën e Kosovës dhe kudo, i përkasin besimtarëve që kanë përkatësi të tillë. Aty kryejnë ritualet fetare, nacionalitete të ndryshme, në ketë rast, si: shqiptarë, malazezë, romë, serbët, vlleh e të tjerët. Objektet fetar, vështirë se gjendet diku, të jenë vetëm të një nacionaliteti, e sidomos në Kosovë (Dardani) edhe më hiç. Nuk ka objekt fetar vetëm të një nacionalitetit, edhe më hiç as në Serbi. Emërtimi i objekteve fetare, në kuptimin një nacional, kanë prapavijë shoviniste nacionaliste serbe, për të i përvetësuar dhe vërë sovranitetin kishtar, territorial, dhe pronësi mbi pasurin e këtyre objekteve, për interesa thjeshtë nacionaliste e separatiste.

Bëhet një gabim me peshë tepër të rëndë dhe i pa falshëm, kur edhe nga:INTITUCIONET, e TV-të, e mjete të ndryshme të informimit, shkruhet e thuhet: “kishat serbe”.Madje, gabimet e tona ia hedhim tjerëve.

Emërtimet që janë bërë dhe bëhen vazhdimisht, për kishat ortodokse, si kisha serbe, është një gabim që krijon dhe fabrikon ide dhe qëllime egoiste nacionaliste, separatiste, shovinist, që paraqesin në vetë idenë e pushtimit territorialdhe si pronësi nacionale, aty ku gjendet këto objekte fetare. Kjo ide, është keqpërdorë nga pushtuesit serbo-sllavë gjatë periudhave të ndryshme historike dhe sot.

Këto gabime dhe lëshime nga pa kujdesia dhe neglizhimi, krijojnë probleme të pa parashikueshme. Të thuhet e vërteta, për objektet fetare: Ortodokse, Katolike, Xhamia etj. dhe, si i tillë nuk e lëndon askënd , por shëron. Trillimet, gënjeshtrat, lëndojnë dhe krijojnë probleme, që me shumë vështirësi kapërcehen.

Zvicër, CH, 12 qershor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat