Lashtësia shqiptare sipas profesorit germanistikës, dr. Lutz Mackensen dhe sipas akademikut, francez Maurice Druon!

Kultura

Lashtësia shqiptare sipas profesorit germanistikës, dr. Lutz Mackensen dhe sipas akademikut, francez Maurice Druon!

Nga: Sami Arifi Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:59
Sami Arifi

Në tabelën e prof. dr. Lutz Mackensen, ai ishte profesor në vitin 1941 i germanistikës në (Reichsunuversität des Warthelandes in Posen), në Universitetin Perandorak në Posen citon se: gjuha shqipe ka egzistuar 20000 vjet para lindjes së Krishtit, ndërsa gjermanishtja si gjuhë ka lindur 500 vite p.l.K., si përzierje e ilirishtës, italishtes dhe gjuhës kelte, pra, studimi gjerman bën me dije se gjuha shqipe shumë e vjetër, madje është 15 shekuj më e vjetër se gjuha gjermane (Sami Arifi).

Image

Universiteti Perandorak Posen

Edhe akademiku francez Maurice Druon (1918-2009), i cili ishte nip i shkrimtarit të madh Jozeph Kessel, Maurice në mes tjerash citon se: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve ishin pjesëmarrës në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe nga Hektori (në anën tjetër) ”, ai (Maurice Druon) ishte i zgjedhur si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor të vitit 1966, ndërsa sekretar i kësaj Akademie ishte në vitin 1985, por që për shkak të moshës nga ky post akademik hoqi dorë në vitin 2007. (S. Arifi)

Image

Akademiku francez Maurice Druon (1918-2009)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat