Dielli lind në Çakorr

Kultura

Dielli lind në Çakorr

Nga: Agim Desku Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:28
Agim Desku

Dielli lind kah unë

Dhe perëndon në paburrëninë

E fytyrave korbiane të perandorëve të zi

Kaq larg jemi gjetur me fjalën

Kurrë pa u takue tek kroj i vashave

Me shue etjen me ujë Rugove

Tê dielën me pushue me Lahutën e Fishtës

Sa kisha dashur më u ba çlirimtar i Çakorrit

Më e thurë kufirin me emra heronjësh

Mos më falë asnjë pëllëmbë tokë dardane

Pa u shue nga faqja e dheut unë a bajlozët

Edhe legjendat harrojnë kur kemi qenë heronj

Dheut po i zihet fryma nga tradhtitë e kohës

Asnjë fjalë ma sikur nuk i ngjanë ma besës

Të vetmes krenari që bota na di së jemi gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat