Nënë e dëshmorit

Kultura

Nënë e dëshmorit

Nga: Zymer Mehani Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:20
Zymer Mehani

Saherë vëmë kurora

Te ai lapidar

Për atë luftëtar

Do themi me shpirt

-Lum nëna që e lindi

Dhe kjo tokë që e rriti

E që i dha dritë!

Saherë n'përvjetore

Të rënies së dëshmorit

Të vetë meteorit

Thamë me zë të lartë

-Të lumtë, nënë që e linde

E rrite atë trim

Të rrojë yti emër

E themi me zemër!

Saherë e shoh shqipen

Në atë fushë t'flamurit

M'shëmbëllen me ty

O nënë e dëshmorit-

Dritë e meteorit

Për ty lutem prore

O NËNË ARBËRORE

-Ai shpirt plot dëlirësi

Të ndrittë n'përjetësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat