Arti i sotëm krijohet me plehra

Kultura

Arti i sotëm krijohet me plehra

Nga: Ilir Muharremi, kritik i artit Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:15
Ilir Muharremi

Arti kultivon idenë e bukurisë që pushton çdo shekull. Ideja krijohet në ribërje të llogarisë së vet artistit, pra artisti e ribën botën për llogari të veten. “Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë”, shkruan Ashi.Pra, artisti heq pluhurin e shtëpive të plurosura. Bukuria daton që në Greqinë e vjetër sidomos te skulpturat të cilat ishin ambicioze dhe ngulmuan në fiksimin e tri dimensioneve të figurës së njeriut, mirëpo prapë se prapë figura e njeriut ishte e pakapshme dhe mund të thuhet nga kjo rrëmujë e gjesteve, skulptura greke përjetësoi unitetin e stilit të saj.

Edhe sot në këtë kohë të artit skulptura nuk imiton fytyrëne njeriut, por e stilizon. “Dashnori i frustruar nga dashuria, më në fund do të mund të sillet përreth korave greke për të vënë dorën mbi atë që në trupin dhe në fytyrën e femrës i mbijeton këtij degradimi”, shkruan Albert Camus. Bukuria e Greqisë në sferën e artit ende rruan shprehje domëthënëse të afshit të trupit dhe vërtitjen e pafund të qëndrimeve. Marx-i i pyetur dhe i zhytur në këtë bukuri greke përgjigjet: “Kjo bukuri shpreh fëmijërinë naive të një bote dhe se në mes të luftërave të të rriturve, ne kemi nostalgji për këtë fëmijëri”. Atëherë, pyetja që duhet drejtuar Marx-it është se pse kryevprat e renesancës italiane, arti kinez, arti barok, impresionizmi, ekspresionizmi, fovizimi, kubizimi, surrealizmi, hiperrealizmi, ende edhe sot mund të jenë të bukura për ne? S’ka shumë rëndësi! Vlerën dhe rëndësinë më shumë ja ngritin artet  e sotme, arte që krijohen nga plehrat, hekurat, këpucët, të cilat prapë i kthehen teknikave tradicionale pra si: karbon, laps, penë, perspektivë, hije.

Arti i sotëm a ka arsyje për të ekzistuar dhe kundër kujt proteston? Në vitet e shekullit XX, kur situata historike i krijonte artistit iluzionin se mund ta kthente artin në një instrument lufte dhe transformimi të shoqërisë, avangarda kishte arsye për të ekzistuar. Veprat e artit shërbenin si mjet kapërcimi dhe thyerje e rregullave ekzistuese të artit dhe shoqërisë njëkohësisht. Sot, mediat dhe galeritë përtypin menjëherë diçka të re duke i kthyer në vepra arti si: kafshë të ngordhura, ose kafshë të gjallë të futura nëpër hapësira të Galerive, thjesht i malltretojnë këto shpirtra që i bëjne rob të sundimit të artit të shekullit XXI. Pra konceptualizmi i cili redukton veprën në një ide, e ngritë idenë e artit në kocnept dhe vepër, tashmëështë i skaduar. Ata ngritin pyejte përmes veprave dhe nxitin debat në publikë. Përveç që ata ekspozojnë karrige kafshë të ngordhura ose të gjalla cili është ai emocioni estetik si qëllim kryesor i veprës artistike? Artin e shohin si diçka të jashtme e jo të brendshme.

Publiku është lodhur nga plehrat, kafshët, mbetjet,  nëpër Galeri, tashmë nuk çan më kokën sepse po i beson një muskuli të ri të artit, pra kthimit të veprave të artit nga artistët të cilët pikturojnë forma me përmsa të fëmijëve. Arti i pafajshëm i fëmijëve. Ky lloj arti tashmë po veçohet. Edhe Transavanguardia e Akile Bonito-Oliva është tejkaluar. Arti i cili kërkon kthimin tek cilësitë tradicionale të veprës së artit: universaliteti, nevoja, autenticiteti, cilësi që i gjejmë të gjitha tek Transavanguardia.

Pse arti i artistëve që pikturojnë si fëmijët ka më shumë vlerë se çdo lloj arti nëpër histori të artit?

Çdo shkarravinë, vijë, formë, ngjyrë, jo e sakt mbas vlersimit kritik të një njeriu të pjekur, ka më shumë vlerë se sa një mollë, ose një vazo apo ndonjë portret i pikturuar nga një i rritur. Arsyeja është se dora vepron mbas udhëzimit të brendshëm të ndjenjave, shqisave, ritmit të zemrës dhe mendjes. Pra nuk është aq e rëndësishme tema sa janë lëvizjet e vijave dhe kombinimi i ngjyrave të fëmijëve. Aty gjejmë pafajsinë, sinqeritetin, anën e bardh shpirtërore, tamam pjekurinë e një artisti i cili kthehet përmes mendimit të kthimit në fëmijërinë e tij naive të kompletuar nga fantazia dhe forma. Krijohet ajo çiltërsia, ngrohtësia, monologu, dialogu me personazhet fiktive, por edhe reale që lindin nga imagjinata e femijëve. Ngrohtësia e shpirtit me tela me gjemba, ose janë si trandafilë pa thera. “Çdo fëmijë është artist. Çështja që ai të mbetet i tillë edhe kur të rritet”, shkruan Pablo Pikaso.  Arti i fëmijërisëështë arti më i vlefshëm i të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat