Muza ime

Kultura

Muza ime

Nga: Dibran Demaku Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:25
Dibran Demaku

Mos

as mos e nis këngën
as mos e gris mëngën
se kënga harrohet
se mënga vjetrohet

as mos vdis për tokë
as mos vdis për kokë
se toka s‘ikën askund
se koka ëndrrat i përkund

as mos ik në mbrëmje
as mos u kthe në mëngjes
se e vret ëndrrën tënde
se në sy të pikon një pikë vesë...

Sekreti i së vërtetës

as në ditën e mbramë të jetës
nuk e mësojmë sekretin e së vërtetës
ku ishim ku vemi ku shkojmë
ikim syhapur dhe as shohim as dëgjojmë...

Muza ime

here ne toke e here ne det
here me ngjalle e here me vret
here ne zgjo me rreze dielli
here me lag me lot nga qielli
here me shprese e here me bese
here me tret krejt pa adrese
here me le neper rrugetime
here me zgjo ne shpirt kujtime
muza ime...

Në teh të kosës

në teh të kosës u thye rrezja
në qerpikë të syrit nisi ndezja
në livadhin në rrëzë të malit
i shkeli syrin vasha djalit

në livadhin në rrëzë të malit
i shkeli syrin vasha djalit
në teh të kosës u thye rrezja
në qerpikë të syrit nisi ndezja...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat