Edhe një ditë

Kultura

Edhe një ditë

Nga: Fitore Haklaj Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:45
Fitore Haklaj

Vetëm edhe një ditë
Dua të përqafoj
Aromën e trupit tënd
Kurrë nuk mundem ta harroj

Edhe një herë të shoh
Ulur pranë trupit tim
Të shikoj drejt në sy
Vetëm edhe për një ditë
Buzëqeshu pa u ndalur
Më at zë të ëmbël
Jetën do të ma shtosh
E unë gjithmonë do ta kujtoj
Eja mos u nguro
Në faqe më përqafo
Sa bukur kur më shtërngon shumë
E unë e kujtoj deri në gjumë
Të pres edhe për një ditë
Baba apo si një mik
Deri në terrin e thellë
Le të jetë edhe veç për një ditë.

GOJË UJKU MË JE

Sa i mirë tu dukë ajo copë mishi
E ngrëne kur pate shumë uri
Deri në kickë dhëmbët i ngule
Gojë ujku tjetër nuk të thërras më ty
Sa dhimbje që bëre në at trup të butë
Nuk kishte frikë se të besonte
Nga shpina fillove ta lendosh
Në sy, gojë ujku nuk pate guxim ta shikosh
Ai qingj i butë nuk bëri asnjë hap
Të shikoj edhe pse i mbuluar me gjak
Deshi të pyes pse ma bëre këtë
Po ti, gojë ujku ike edhe e le përdhe
U largove i ngopur e pa frikë
Nuk të erdhi keq e nuk pate aspak mëshirë
Për ty kishte rëndësi vetëm barku plot
Gojë ujk ik e kurrë mos m'u afro

Mu duke qingj i butë nëpër livadhe
Tu afrova për të ledhatu me kujdes
Ngadalë t'i dëgjova ofshamat e bërtimë
Gojë ujk nuk u ndale as lotin të m'a fshishë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat