Mbrëmje në Tiranë

Kultura

Mbrëmje në Tiranë

Nga: Prof.Hasan Qyqalla Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:45
Prof.Hasan Qyqalla

ohhh

as nata s'paska gjumë sonte

as yjet nuk trasojnë shtigjet e shpresës

deri te agimi...

 

e shekujt e pritjes,

moj...

i mbuluan lotët

si erzit të rritës!

 

harroj retë e zeza

e pezmin e gjetheve të verdha

kësaj vjeshte

në Tiranë...

 

pa zë të ngjyrme

pa metaforë

mbeti kjo natë...!

 

Tiranë, 20.11.2016

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat