Pritja

Kultura

Pritja

Nga: Dibran Demaku Më: 16 qershor 2021 Në ora: 23:21
Dibran Demaku

Unë të prita ti më prite
në terr nate në ag dite
prit e prit pritja u bë shekull
kalo po deshe rrugicës tërë mjegull...

 Diku dhe dikur

diku dhe dikur në një tjetër kohë
liri nuk kishte as sa një trohë
veç kishte dinjitet dhe ideale
kur tundeshin brigje kur tundeshin male

diku dhe dikur në një kohë tjetër
dinjiteti dhe idealet relikë e vjetër
askush më nuk pyeste për atdhe
të gjithë betoheshin në një fe...


Syri yt

syri yt enderrues si asnje sy tjeter
nxit shpirtin tundues ne stilin e vjeter
zgjon nje ndjenje sublime te fjetur nder stine
trupin le tek mua dhe merr...arratine...

Jeta

jeta para se gjithash eshte nje adrese
ku takohen te gjallet dhe bashkejetojne
gjersa nje nga nje i fshine nje fshese
dhe vijne te tjeret i zevendesojne...

Ah ky dielli ynë

ah ky dielli ynë që po na i mërdhinë këmbët
ah ky dielli ynë që po na i ngrinë dhe dhëmbët
ah ky dielli ynë që është veç një trill
ah ky dielli ynë që rri e varur në qiell…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat