“Murgu” i Artan Fugës si dritëhedhës fenomenologjik për kohën tonë”

Kultura

“Murgu” i Artan Fugës si dritëhedhës fenomenologjik për kohën tonë”

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:28
Melsen Kafilaj

Në Shqipërinë e kalemxhinjve të bie shpesh në vesh të dëgjosh për “poezi” inxhinierësh, “memuare” berberësh, botime “historike” gazetarësh e “letërsi” politikanësh por rrallë,madje shumë rrallë ke fatin e mirë që të bjerë në dorë njëroman filosofik.( Kur dëgjojnë fjalën “filosofi” në fakt shqiptarët i mbërthen ileti…) Pas shumë vitesh nën tutelen e Diktatit e Dogmës,  frika e të menduarit në mënyrë të lirë e kritike ende nukështë shqitur prej kokës së shqiptarit dhe filosofi shihet ende si një “i marrë” dhe “qënie heretike” që kërkon të trazoj status quo-në e gjërave, me mendimet dhe kokën e tij tek retë…Një “i marrë kokëshkretë” që guxon të flas “ndryshe” dhe t’i hap sytë e mëndjes qënies mesatare shqiptare për ti treguar të kundërtën është pikërisht edhe Artan Fuga.

Wilhelm Jerusalem,akademiku Vjenez në definimin e tij për filosofin konstaton që filosofi jo vetëm duhet të jetë një“kërkues” i të Vërtetës por edhe një“pohues” i saj.Një mision të tillë si Laokont i kohës sonë ndërmerr përmes “Murgut”edhe filosofi Fuga.Dhe në fakt ku ka mjet më të mirë artistik për të shprehur pikëpamjet filosofike sesa letërsia!Romani “Murgu” nuk është një“letërsi limonatë” e cila të lexohet me një të kaluar të faqes.(Më vjen keq që i zhgënjej me këtë konstatim konsumuesit e “best-sellerave” dhe “librave-rozë”…) Ai është një roman që të përfshin në një humbëtirë metafizike dhe të detyron seriozisht që tëmendosh.Për nga larmia e tematikave që parashtron, ai jo vetëm që përbën njëoaz reflektimesh por nga ana tjetër me plotë gojën mund të pohojmë qëkarakteri i tij qëndror e vetklasifikon atë në serinë e botimeve enciklopedike të tipit Eco, Borhes apo Gabriel Garcia Marquez.Tek “Murgu” gjen të flitet për simbologjinë,teologjinë,historinë,ekonominë,politikën,psikologjinë,filosofinë,etj.

Por ç’ka e bën këtë roman kaq të veçantë?!Mendojmë që esenca qëndron tek karakteri i tij dritëhedhës.Murgu Martin dhe antropologu Tristan ( vet Profesori )  janë dy fenomenologëtë kohësë së tyre të cilët e gjurmojnëAelethia-n (Të vërtetën) me të njëjtën kredo humaniste.Ata nuk heqin dorë nga investigimi dhe pohimi i saj, edhe sikur kjo t’ju shkaktoj një kosto personale madhore.Kjo reflektohet tek qëndrimet që të dy personazhet mbajnë në raport me të.Ashtu si Fryma, e Vërteta nuk vdes kurrë dhe ky ndërgjegjësim për veten u fal atyre çlirimin dhe shkrirjen e Frikës.

Ndriçimi nuk vjen nga jashtë brenda, por nga brenda jashtë.Ky “rimendim i gjërave” nga Fuga sjellë për pasojë edhe një sërë tezash, shpjegimesh dhe qëndrimesh konseguente nga ana e tij.Ne do të ndalemi në disa prej tyre.Kështu psh bie fjala tek disiplina e historisë.Filosofi Fuga ngre për shqyrtim çështjen e termit “Dark Age”, një term ky i shpikur nga humanisti Petrarka në Shek.XIV-të, lëvruar prej shek XVI-XVII-të dhe i “popullarizuar” në kontekstin historik prej historianit britanik Edward Gibbon në Shek.XVIII-të, i cili e portretizon jetën e kësaj kohe “si më të errtën, tëmbushur plot me barbarë të pakulturuar,tiranë të ligj dhe fshatarë bestytë…”Një term i cili edhe pse në tekstet perëndimore nën dritën e fakteve dhe detajeve të reja ka ndryshuar, në universitetet tona vazhdon të lektohet ende si i tillë.

I familjarizuar me pohimin ironik të profesorit londinez dhe përkthyesit  të teksteve mesjetareArthur T.Hatto që“ata ishin shekuj të gjallë të cilët ne i quajmë të errët”, Fuga vijon më tej duke pohuar që ne, njerëzit e sotëm, i lexojmë sjelljet dhe zakonet e njerëzve të së kaluarës, sipas mentaliteteve tona, sipas vetes sonë, ndërkohë që ata njerëz kanë qënë të ndryshëm nga ne.(madje edhe në nocionin e tyre për Kohën) Përgjatë romanit ai argumenton që kjo periudhë ka pasur zhvillimet tekniko-teknologjike, ekonominë, dijet dhe moralin e saj ku nismëtarë kyç për ruajtjen e dijeve të vjetra, shpikjet dhe përparimin teknik kanë qënë padyshim murgjit.Por ndryshe nga historia evropiane e cila e ka luksin e të paturit të detajeve të kësaj periudhe si në rastin konkret, historisë shqiptare i mungojnë ato.Në këtë pikë, vazhdon kritikën ai historianët shqiptarë nisin “shpikjen e Historisë”.Sa me fat historianët e atyre vendeve që nuk kanë nevojë ta zëvëndësojnë mungesën e materialit faktik me lloj-lloj skemash ideologjike, besimesh personale apo paragjykimesh personale mbështetur në rërë, konkludon filosofi Fuga.

Një vërejtje tjetër e ngritur nga Fuga është edhe që historiografia shqiptare e kohës së Komunizmit e neglizhoi qëllimisht ndikimin latin dhe bizantin në historinë tonë duke zhbiriluar vetëm periudhën e daljes nga Perandoria Otomane.Këtë gjë ajo e bëri thjesht për arsye ideologjike.Por historia e Mesjetës nga shqiptarët u përjetua si të gjithë popujt e tjerë evropianë,sqaron ai.Osmanët mbërritën në trojet arbërore në mbarim të Mesjetës duke i ndarë shqiptarët nga Evropa në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes Evropiane.Këtu nisi ndarja,jo në Mesjetë.Një ngatërresë e cila për fat të keq na bëhet pengesë për tu rigjëndur përsëri atje ku ishim,pra në Evropë. Këtë vërejtje historike filosofi ynë e përthyen në aspektin politik.Ja sesi shprehet ai me shpotitje në roman :

“Qesh kur lexoj se ju thoni:”Do shkojmë në Evropë!” Ju nuk keni fare nevojë të lëvizni për të qënë në Evropë, nuk keni ku shkoni, rrini aty ku jeni por gërmoni të kaluarën tuaj  dhe do ta kuptoni..Atje te ju ka qënë Evropa përpara se të ishte në shumë vende të tjera që tani vendosin për ju nëse do të hyni ose jo në Bashkimin Evropian.”

Fuga madje, e argumenton tezën e evropianizmit të shqiptarëve edhe mbi baza gjuhësore,në një mori fjalësh latine të mishëruara brenda shqipes së tyre.Shqiptarët lartë e poshtë flasin për tolerancën fetare dhe e trumbetojnë atë si vlerë të paçmuar brenda dhe jashtë vendit.Dhe mirë bëjnë, në fakt.Por në dijeninë time nuk njoh ndonjë historian apo antropolog të mëparshëm i cili ti ketë gjurmuar rrënjët e kësaj tolerance dhe të monoteizmit konceptual të shqiptarit.Për këtë fenomen, Fuga ngre një tezë origjinale dhe tejet interesante në gjykimin tim.Sipas tij rrënjët e kësaj tolerance burojnë nga thellësia e shekujve, e pikërisht tek skizma e Arianizmit,(doktrina e murgut Arius), e cila u ndalua nga Koncili i Efesit në shek.IV.Për ta ilustruar këtë tezë po shkëpusim një pasazh nga “Murgu”.

“Me Arianizmin e tyre latent që vjen nga larg, nga thellësia e shekujve, duke quajtur hyjnor vetëm Atin, pra Zotin, jo Birin e tij, madje as Frymën e Shenjtë, ata e konsiderojnë veten se janë katërcipërisht monoteist, njohin një Zot, dhe nuk enden në rrugicat qorre të politeizmit.Kështu e kanë bërë ndarjen nga politeizmi i dikurshëm ndikuar nga bota helene apo nga paganizmi i tyre mijëravjeçar, pra në mënyrë ekstreme dhe radikale.”

Një aspekt tjetër mbi të cilin Fuga hedh dritëështë marrdhënia triake ndërmjet Biblës, ekonomisë së krishterëe moralit në Mesjetë dhe futjes së tyre brenda logjikës së tregut.Ai e shpjegon etapë pas etape lindjen dhe zhvillimin e këtij sistemi mbi instrumentalizimin e Ratios, në funksion të logjikës ekonomike.Brenda këtij kuadri Fuga argumenton jo vetëm jetën sociale gjatë Mesjetës dhe mekanizmin e prodhim-kontrollit të parasë por edhe sesi lulëzoi më vonë “ekonomia e mëkatit”, blerja e varreve në kishë, letrat e faljes, reliktet, blerja e posteve kishtare qysh në gjallje etj duke u konsideruar shpirti një fuqi e rëndësishme ekonomike.Pra,edhe shpirtit ju vu një çmim.Ishte mëkëmbur kështu sistemi modern financiar mbi bazën e sistemit të përllogaritjes, përfitimit, ku në qëndër të këtij sistemi ishte vënëparaja dhe transaksioni i saj, ndaj të cilit edhe vet Kisha si qëndër pushteti kishte qënëe ndjeshme.

Për rrjedhojë,teza e Max Weber-it në lidhje me ndikimin e etikës protestante në frymën e kapitalizmit në Evropëpohon Autori,bie dhe ka gjasa të jetë e vërtetë vetëm për kontekstin gjerman të referimit.Paralelizmi që Fuga bën me sistemin e sotëm financiar dhe kritika e tij ekonomiko-sociale “ala” Stiglitz-iane mbiqendërzimin e kapitalit,paranë universale dhe monedhën virtuale të cilat e lëkundin herë pas here këtë sistem duke e mbajtur jetën tonë në fije të perit  duke e bërë gjithnjë e më të pasigurt duhet ti kushtohet vëmëndje.Mungesa apo humbja e parasë në shek.XXI e transformon dhe e kthen njeriun në një hiç social.Ja si shprehet ai diku tjetër:

“Mungesa e Ratio-s në shoqëri prodhon marrëzi, por jo vetëm kaq, por edhe e kthen shoqërinë në një vend ku morali zëvëndësohet nga përdhosja, perversiteti, nga degjenerimi i çdo vlere njerëzore.”

Brenda kësaj logjike, Fuga hedh një tjetër tezë sociale të guximshme ku faktori ekonomik  është një shkak themelor në devijimin e prirjeve seksuale nga ato heteroseksuale. Lexoni qëndrimin e tij.

“Unë jam gati ta provoj se sa herë ka shtesë të madhe popullsie dhe njerëzit varfërohen për këtë shkak, aq më shumë shtohet homoseksualiteti, zoofilia, seksi oral dhe ai anal përhapen si modë, shtohen lidhjet seksuale të fornikacionit, thjesht për të marr kënaqësi seksuale,shtohen medikamentet kontraceptiv etj.”

Një tematikë të cilës Fuga i kushton një rëndësi thelbësore në roman është edhe ajo e idesë së Shpirtit;një ide e cila mbështetet mbi ndjenjën e të paturit brenda nesh të diçkaje që na bën të veçantë, të ndryshëm dhe që na dallon prej të tjerëve me cilësitë tona.Një ide që po të flasim në terma Jung-ian e ka zanafillën në mit, rrjedh prej tij dhe ekziston në të gjithë botën.Duke e njohur mjaft mirë konceptin e Daimonit të Sokratit, përbrendësimin e tij prej Platonit por edhe shtjellimin brilant të Neo-Platonikut Aleksandrin Plotinit, i cili këmbëngul se Shpirti na zgjedh për të jetuar jetën e vet, profesor Fuga i përfshin të gjitha këto brënda një kornize Hegeliane (Anima Mundi) duke na pasqyruar konceptin e tij mbi shpirtin.Ja sesi shprehet Profesori në këtë pasazh:

“Të gjithë njerëzit që lindin, hyjnë ose vijnë, me këtë shpirt universal që vetrregullon në mënyrë të vetvetishme botën, jetojnë brenda tij, dhe kur ikin prej këtej, e lënë atë shpirt pas,atje ku e gjetën, që ta përthithin të tjerët, që në fakt janë vet ata që ikin, në një vazhdimsi me thelb të pandryshueshëm.Ky shpirt kolektiv, universal, mbinjerëzor tek i cili njerëzit kanë jetuar përgjatë kalimit të tyre mbi Tokë, mbetet i palëvizshëm, i pavdekshëm.”

Ashtu si Mbreti Solomon i cili shprehet tek “Kohelet” që Gjithçka është kotësi, kotësi e kotësive dhe Johan Chrysòstomos-i (Gjon Gojëarti) që Sendet që na rrethojnë janë një hiç, hije, ëndërra dhe asgjë më tepër  Fuga konkludon që i vetmi realitet i lartë dhe i vërtetë është shpirti.Përmes këtij koncepti Ai shpjegon që nga probleme ekzistenciale si frika nga vdekja dhe vetvrasja e deri tek raporti përplasës arsye (shkencë) - besim (fe) duke mbajtur dhe mbrojtur qëndrimin pajtues  se Ratio dhe Fide janë në thelb e njëjta gjë.Në roman ka edhe të tjera gjëra mjaft interesante për të cilat po lejojmë lexuesin që të jetë zbuluesi i tyre.

Posi filosofi i madh erudit amerikan James Hillman i cili gjatë viteve 90-të ia doli me sukses përmes veprave të tij të ringjallte idenë e Shpirtit  në shoqërinë konsumeriste amerikane, kam përshtypjen që në një shoqëri të përfshirë nga kaosi, marrëzia, materializmi dhe pandjeshmëria sociale si kjo e jona përmes këtij romani të njëjtin ideal i ka vënë si synim vetes edhe mendimtari ynë.Transformimi rrënjësor ideor i Profesorit në këtë roman, ndikuar edhe nga shkaqe personale të cilat ai i cek shkarazi befas më suall ndër ment erudition anglez Francis Bacon i cili thotë: “Pak filosofi e përfshin mëndjen njerëzore në ateizëm, por thellimi në të e sjell atë drejt Zotit.”(Njëshi, Energjia kozmike, Tjetri i Tërëshenjtë, Arkitekti i Madh, quajeni si të doni.) Besojma ime është që krahas të qënit një vepër enciklopedike, ky roman është edhe një artifakt shëlbimi përmes të cilit shpirti i ka rrëfyer të gjitha!

Si përfundim, kur të rreshtim së lexuari këtë roman ler ti kthejmë pak sytë nga vetvetja dhe ti drejtohemi asaj me ton Dekart-ian:

“Ler ti rimendojmë edhe njëherë dijet tona nga e para!”

  © Melsen Kafilaj, Studiues

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat