Koment Vjosa shokë, Vjosa o lum i bekuar. A do të bëhet park nacional, Vjosa jonë e bukur?

Kultura

Koment Vjosa shokë, Vjosa o lum i bekuar. A do të bëhet park nacional, Vjosa jonë e bukur?

Nga: Gezim Llojdia Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:39
Lumi Vjosa piktor Bashkimm Alushi

1.

Kur dëgjoj këngën e lumit Vjosa, pra kur këndonte ca vite më parë Poni me tekst të A.Dukes, trupi ndjente mornica. Për melodinë bukur ,tekstin dhe lumin e bekuar, që rridhte egërsisht në jug.

“...Kur isha e vogël shpesh me zinte gjumi, një këngë e bukur moj, qe vinte nga lumi, ninullë e shpikur s’jua mësova fjalës se këndonin brigjet moj, se këndoni malet. Vjosa mori Vjosa refreni një këngë melodia saj moj, si një ninullë këngë. Vjosa mori Vjosa, ti më le behar kush jeton pas saj o moj, behet këngëtar. Nga brigjet e lumit shkova në qytete, po Vjosën e mora me zemër me vete .Lumi plot me këngë si bijë me riti ndaj nga ai lum o moj, nuk me ndahet shpirti...”

...Gjithë rruga, që ndjek Vjosën është e gjatë. Vjosën e shikon në Përmeti. Në Këlcyrën e Ali Klysirës, mirëpo edhe nga bedenat e kalasë së Aliut,nga Sevasteri nga fshatrat e Vlorës...dhe Vjosa shfaqet trazuar ,egërsuar e pamëshirshme në baltovinat e Myzeqesë së vogël, atje te ura e vjetër e Mifolit, që i shkon ujët deri në grykë.

2.
Mirëpo kush është ky lum, që quhet me këtë emër të bukur? Oda ,akademia e artit dhe trashëgimisë shkruan:

...Lumi më i madh në Shqipërinë e Jugut dhe i dyti pas Drinit, me gjatësi 272 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 6706 km2, lartësi mesatare 855 m dhe rënie 5 m/km. Buron nga vargmalet e Pindit (Greqi), ku njihet me emrin antik Aos dhe, pasi futet në Shqipëri, në Perat, kalon në pjesën më të madhe nëpër Krahinën Malore Jugore, ndërsa në rrjedhën e poshtme, që nga Memaliaj deri në grykëderdhje kalon në Ultësirën Bregdetare. Deri në Këlcyrë . rrjedh në drejtim VP, nga Këlcyra deri në Dragot kthehet në Perëndim dhe ndërpret tërthor vargjet malore në grykën e Këlcyrës, ku merr ujërat e shumë burimeve e formon kanionin madhështor të grykës së Këlcyrës, rreth 13 km të gjatë, duke çarë tërthor dy struktura kryesore antiklinale e duke ndarë Trebeshinën nga Dhëmbeli dhe Shëndellinë nga Goliku. Nga Tepelena deri në derdhje rimerr përsëri drejtimin VP. Në Vjose derdhen degë të shumta si lumi i Sarandaporit, përroi i Çarshovës, përroi i Lengaricës, i Lomnicës dhe lumi i Dëshnicës. Në grykën e Këlcyrës derdhen përroi i Zagorisë, përroi i Mezhgoranit dhe grumbullohen ujërat e shumë burimeve karstike, që dalin në shtratin e Vjoses ndër të cilët, burimi i fuqishëm, Uji i Zi. Pranë Tepelenës derdhet në Vjose dega më e madhe e saj, lumi Drino. Prej këtu shtrati i Vjoses zgjerohet dhe pasi bashkohet në Selenicë me degën e dytë për nga madhësia, Shushicën, rrjedh në Ultësirën Bregdetare. Vjosa derdhet në detin Adriatik në afërsi të fshatit Poro, në Veri të lagunës së Nartës. Në pellgun ujëmbledhës të Vjoses afro gjysma e formacioneve shkëmbore janë gëlqerorë shtresorë të karstëzuar, ku dalin burime të shumta karstike. Vjosa ka një prurje mesatare 195 m3/sek me një modul rrjedhjeje mesatare prei 29,1 l/sek për km2. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet është 4200 m3/sek. Sasia e lëndëve të ngurta pezull ,që transporton Vjosa në det gjatë një viti është mesatarisht 6,7 milionë ton. Ujërat e Vjoses kanë mineralizimin mesatar, prej 335 mg/l dhe përdoren gjerë për ujitje, nëpërmjet një sistemi kanalesh ujitëse...

3.

Mirëpo ky lum i bekuar është i kërcënuar: Nga kush kërcënohet Vjosa?

Save the blue heart of Europe – the Balkan rivers shkruan: ”Ndërtimi i HEC-eve është kërcënimi aktual më i madh në këtë zonë. Një total prej 38 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës. Në Shqipëri janë planifikuar 8 diga në rrjedhën kryesore, ndërsa 23 HEC-et e tjera janë projektuar në degët e tij - 4 nga të cilat kanë përfunduar tashmë, ndërsa 4 të tjerë janë në ndërtim. Në anën greke të ujëmbledhësit, janë parashikuar 6 diga të reja, ndërkohë që është vetëm një ekzistues, HEC-i i madh i Pigait. Lidhur me projektet në tokën greke në këtë material thuhet se: Historia e ndërtimit të digave në rrjedhën e Vjosës e ka zanafillën në vitin 1984 kur një vendim i njëanshëm nga qeveria greke në atë kohe vendosi të fillonte punën për ndërtimin HEC-it Pigai, shumë afër nga burimi kryesor i lumit Aoos. Ka plane të tjera të parashikuara nga pala greke, që kanë të bëjnë me devijimin e një sasie uji prej 70 milion m3 / në vit nga Arkudoreuma, tributari më i madh që furnizon me ujë Lumin Aoos aktualisht. Ky devijim është parashikuar në dy drejtime: 50 milion m3 / vit do të transferohen nga rezervuari Pigai në Liqenin e Janinës, dhe më pas drejt Lumit Kalamas dhe ndërkohë që 20 milionë m3 / vit që do të shmangen përmes rezervuarit Pigai në lumin Metsovitikos. Përgjatë kësaj rrjedhe të ujit nëpër tubacione janë parashikuar të ndërtohen gjashtë hidrocentrale. Katër HEC-e janë planifikuar përgjatë drejtimit të parë dhe 2 të tjerë në drejtimin e dytë.

Dalim te projekti Kalivaci: Hidrocentrali i parë i projektuar dhe që ka hyrë në proces zbatimi është projekti i Kalivaçit afër qytetit të Tepelenës. Koncesioni i digës së Kalivaçit është dhënë në vitin 1997, por ndërtimi është ndërprerë disa herë. Fillimisht, burimi kryesor i financimit ishte kompania italiane Becchetti dhe Deutsche Bank. Aktualisht, projekti ndodhet në një status-quo (për 4 vitet e fundit), ndërkohë që niveli i punimeve është më pak se 30%. Megjithatë, sipas planeve të Ministrisë së Energjetikës, HEC-i i Kalivaçit është vetëm një nga 8 digat e mëdha që do të ndërtohen përgjatë lumit Vjosa. (Ministria e Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, 2008). HEC-et në degët e Vjosës Në total, 23 HEC-e janë projektuar përgjatë gjithë degëve të Vjosës. Ndërtimet për 4 prej tyre tashmë kanë filluar. Përgjatë lumit Langarica janë planifikuar për t'u ndërtuar 6 HEC-e, dy prej të cilave janë përfunduar, ndërsa një është në ndërtim e sipër. Të tre HEC-et janë brenda "Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës". Kontraktori është kompania austriake ENSO Hidro. Përgjatë lumit të Bënçës, një tjetër degë e Vjosës, janë parashikuar 5 HEC-e. Dy prej tyre janë aktualisht në ndërtim e sipër. Investitori është kompania italiane FERRAR. Lumi i Shushicës është dega e dytë më e madhe e Vjosës pas Drinosit. Dy HEC-e janë planifikuar në rrjedhën e sipërme të tij afër Smokthinës.

4,

Një artist i madh si Leonardo Di Caprio.Aktori i madh në postimin e tij në Instagram shkruan: Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë të krijojë #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë.

River Watch :Lumenjtë bashkojnë, digat ndajnë shkruhet se: Mbështetja më e spikatur për Vjosa: Leonardo Di Caprio rrit ndërgjegjësimin për lumin e fundit të egër të Evropës .

Vjosa dhe kërcënimin me të cilin po përballet ajo shkruhet në Instagramin e tij! " Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë? ...", shkruan ai. Vjosa është bërë e famshme në botë, ajo vlerësohet për paprekshmërinë e saj.Ai gjithashtu tregon për ndikimet negative të hidroenergjisë dhe serikave të rëndësishme të ekosistemit, lumenjtë e shëndetshëm sigurojnë: " Digat bllokojnë rrjedhën natyrore të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të shkaktojnë rritjen e algave toksike. Lumenjtë janë thelbësorë pjesë e ciklit global të ujit. Ata veprojnë si arteriet e natyrës, duke bartur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të mëdha, duke siguruar ujë për të pirë, prodhim të ushqimit dhe industri.⁠ " lexon postimi i Leonardo DiCaprio.

...Vjosa shokë, Vjosa o lum i bekuar...A do të bëhet park nacional, Vjosa jonë e bukur?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat