Ministrisë së Kulturës dhe ministrit të saj iu paska bërë mendja dhallë!

Kultura

Ministrisë së Kulturës dhe ministrit të saj iu paska bërë mendja dhallë!

Nga: Zymer Mehani Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:04
Zymer Mehani

Po ku keni parë, ju “të kulturuarit” e Ministrisë së Kulturës së Kosovës që pas 11 vjetësh të ndërpritet jeta e revistës së vetme letrare-artistike METAFORA, organi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës?!... Ju s’po e ditkenit se METAFORA faktikisht është revista e vetme e këtij llojinë gjithë hapësirën shqiptare dhe në diasporë!...

Ju, me këtë hap krejt të papranueshëm, me dashje apo pa dije pu ua mbyllni një dritare tejet të rëndësishme shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë së kombit tuaj. Është për të ardhur keq, por me t’u njoftuar me këtë akt të paarsyeshëm të MKK-së, seç m’u kujtuan vitet’90 të shek. XX, kur regjimi serb për çdo ditë na e mbyllte nga një gazetë, nga një revistë etj.etj.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës është shtëpia e shkrimtarëve, prandaj kësaj shtëpie mos tentoni t’ia mbyllni dritaret, se kështu bëjnë veç të pakulturuarit, injorantët dhe, ruana Zot, ata që s’e duan letërsinë shqipe dhe gjuhën shqipe, as kombin shqiptar.

Se LSHK-ja qenka OJQ , prandaj i ndërprehet financimi, kjo s’mund të jetë kurrfarë arsyeje.... Por kjo është një broçkull!...

Le ta dijë ministri dhe kabibeti i tij në MKK se mu kjo Lidhje e Shkrimtarëve të Kosovës është e para, ama krejt e para që iu kundërvu politikave antikombëtare ndaj shqiptatëve të një ish-perandorie, siç ishte RSFJ-ja e dikurshme.

Si anëtar i LSHK-së, kërkoj që të anulohet menjëherë vendimi i paarsyeshëm për ndërprerjen e financimit të revistës METAFORA, organ i lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat