Keqkuptimi i mirësjelljes, në baza gjinore, gjeneza e mirësjelljes

Kultura

Keqkuptimi i mirësjelljes, në baza gjinore, gjeneza e mirësjelljes

Nga: Lule Alidema Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:21
Lule Alidema

Mbase e shoh mëse të nevojshme të shtjelloj këtë nëse më lejohet të them “problematikë”, ngase dalloj se çalojmë shumë në këtë drejtim, dhe dyshoj se si shoqëri mund të na dëmton për shumë aspekte, sepse disa herë një keqkuptim sjellje, një paragjykim mund të sjellë probleme të pariparueshme. Edhe pse, si shoqëri mendojmë se deri diku jemi civilizuar, edukuar, modernizuar, në aspekt sjellor, sidomos nëse bazohemi tek ai gjinor, a thua sa ne jemi të mirkuptueshëm kur tjetri apo tjetra tregon mirësjellje ndaj jush/ nesh, e mirkuptojmë apo e keqkuptojmë?

Dikush mund të mendoj se niveli i shkollimit mund të ngritë në një nivel civilizimi, edukimi, apo të aftësoj në aspekt sjelljes, të jesh personalitet i sjellshëm që di të respektosh, mirëkuptosh, dhe mirësillesh! Po, pajtoj, deri një masë, mund të të ngris në një shkallë më të lartë civilizimi, të të formësoj, por mirësjellja, edukata kanë një gjenezë më të hershme, dmth, para se të arrijmë një titull të marrurr! Në aspekt psikologjik mirësjellja, nënkupton një personalitet të mirformuar, mirtrajtuar, miredukuar, qysh nga fëmijëria e hershme, pa egoizëm të lartë! Jo çdo gjë që ndeshet me neve, apo juve të përvetësohet nga unë, apo ju! Jeta është proces që ndryshon, prandaj lirshëm mund të themi se është “mësim”, sepse jemi qënie që kemi nevoja, kërkesa, detyra, obligime, dëshira etj, patjetër se njeriu nga njeriu gjatë orvatjeve jetësore mësohet, çoftë femër apo mashkull! Personalitetet e njerëzve dallojnë, jo gjithë personalitetet e njerëzve janë të njejtë, sigurisht se dallojnë në shumë aspekte, si edukim, trajtim, e shumë aspekte tjera... Andaj, shpesh sjellja e mirë ndaj tjetrit për dikë mund të ngjasoj e gabuar, e egzagjeruar, si pasojë e paragjykimit dhe keqkuptimit, gjithmonë duke parë nga këndvështrimi vet, jo gjithë kanë aftësinë të kuptojnë qëllimin e mirë të tjetrit drejt, por sigurisht se secili kupton në mënyrëm e vet, paragjykon shpesh edhe pa qenë nevoja...apo futet në mendime iluzive...e dini se paragjykimi është atëherë kur gjykojmë pa pasur informacionin e mjaftueshëm çoftë për personin, apo për situata të ndryshme...dhe se paragjykimet shpesh janë gjykime të gabuara mun të janë pa bazë, ose padijeni e asaj që gjykojmë... Pajtoj me mendimin Frojdian, se personaliteti i njeriut gjenezën e formimit e ka qysh në fëmijëri.

Poçëse një fëmijë gjatë stadeve të zhvillimit është rritur duke u trajtuar në mënyrë jo të duhur, dhe se gjatë fëmijërisë kishte ndrydhje ndjenjore, mosplotësim të nevojave elementare, mospërkrahje, mosvlerësim, mosatashim mjaftueshëm, i kontrolluar, etj, sigurisht se ai person herët a vonë do të reflektoj po me ato sjellje në të ardhmen e tij, çoftë edhe në një moshë madhore. Pra pasojat e fëmijërise lënë gjurmë të thella në formimin e personalitetit. Egoizmi, afërsia, përshtatja apo adaptimi, agresiviteti e shumë tipare të personalitetit të njeriut kanë gjenezën në fëmijëri... Përveç këtyre vetive të lartëpërmendura, në formimin e personalitetit të njeriut ndikim kanë edhe rrethanat, apo rrethi social ku rritet fëmiju. Familja është hallka e parë, dhe më me ndikim në edukimin e drejtë të fëmijës! Nëse një fëmijë është rritur, e trajtuar nga prind mirëkuptues, arësyetues, tolerues, etj, patjetër se edhe ai/ajo do ndjekë po atë model sjellje! Andaj egzistojnë edhe keqkuptimet mes njerëzve jo gjithë mendojnë, dhe kuptojnë atë që kuptoni e mendoni ju!

Poqëse ti nuk njef mirësjelljen unë njof, dhe anasjelltas! Andaj sado të paragjykohet sjellja, nuk do mund t’a ndryshon personalitetin e atij/ asaj që ka ndërtuar nga fëmijëria e mirëtrajtuar e tij. Më e fuqishme është sjellja e treguar e të mirkuptuares/it sa e të keqkuptuarit/es ngase dallimi është në kohëzgjatje edukimi, trajtimi, sigurisht kërkon më shumë kohë, krahasuar me kohën sa paragjykojmë, apo keqkuptojmë...! Zakonisht, njeriu me edukatë tashmë të formuar, sjelljet e tij janë të hapura, të pa konservuara, komunikative, di të respektoj me sinqeritet, të pranoj, arësyetoj, toleroj,mirëkuptoj, pavarësisht tjetrit/es si e pranon! Mirësjellja nuk ka çmim materialial, por ka çmim moral, ka vlerë, sidomos atëherë kur bëhet pa pasur interesa personale! Miëpo, pavarësisht ecjes në zhvillim të kohës, mes nesh ende janë shumë të shprehura këto paragjykime, e keqkuptime, sidomos mes gjinive të kundërta.

E vërteta se, gjinitë e kundërta janë të prirura për këto lloj paragjykime, por jo gjithë duhet futur në një “thes” , sepse poqëse, ai/ajo ishte ashtu, ose kështu, tjetri mundet mos të jetë. Nuk duhet të stereotipizojmë gjithë t’i përfshijmë si një kopje e tjetrit, apo tjetrës. Nuk do thotë se ai apo ajo, ju buzeqeshi, ju përshëndeti, ju bëri një kompliment, ju foli, ju përgjigj thirrjes suaj telefonike, ju përgjegj sms tuaj, ajo/ai, duhet keqkuptuar, në të vërtetë në shumicën e rasteve njeriu edhe detyrohet të përballet, dhe të përgjigjet ndaj këtyre kërkesave, edhe pse ndoshta aspak nuk i lëvërdisë, por ja që ai/ajo është i padjallëzuar, nuk e beson se mund të jetë i/e paragjykuar, keqkuptuar! Nëse ju me egoizmin tuaj të lartë, synononi të shfrytëzoni, ato sjellje të pa qëllimshme, është e kotë, sepse personaliteti i njeriut ka rrenjë të thella, dhe asesi nuk mund të përvetësosh apo të përfitosh nga ai paragjykim i juaji! E gjitha kjo, ndodhë sepse ende ne si shoqëri, nuk e kemi arritur vetëdijësimin e duhur për një mirësjellje reciproke. Nuk do thotë se mirësjellja duhet të jetë e sinçertë vetëm mes gjinisë së njejtë, nuk duhet të jetë gjinia arësye për keqkuptime e paragjykime, nuk do të thotë se pse bëre sjellje të mirë ndaj dikujt, tashmë ai apo ajo e përvetësuat tjetrin në forma të ndryshme, siç mund dikush të imagjinon, ngase ato mund të janë vetëm iluzione të krijuara në kokën tuaj.

Të keqkuptuarit e mirësjelljes së tjetrit/tjetrës, besoj se është gjesti më i shëmtuar për kohën që po jetojmë, po me kaq avansime të larta, dhe me një ngritje intelektuale mes nesh! Dihet se njeriu detyrohet të jetë në bashkëpunim, bashkëveprim, me tjerë, sepse i/e vetëm asgjë nuk nuk mund të arrihet, kujto se edhe juve dikush ju mësoi rrugën për të arritur deri në destinacionin e caktuar, synuar, që kishit, prandaj me bashkëpunim, përkrahje, ndihmë, mes vete, sigurisht se rezultatet nuk do mungojnë, mirëpo gjithmonë pa pasur në mes keqkuptimin dhe interesin.

Porosia ime; Jo gjithë janë sikur ju, apo sikur unë, në aspektin e të menduarit, kuptuarit... T’i lëmë paragjykimet, keqkuptimet, të zhveshemi njëherë e mirë nga sjelljet e kota, të dëmshme dhe primitive! Të ecim para,...asnjëherë mos të lejojmë që te janë pengesë për arritjen tonë, paragjykimet apo keqkuptimet e tjerëve, të kemi parasysh, se ai ajo nuk pati fatin tuaj të edukohet njejt sikur ju. Mirësjelljen zbatojeni ju, në raport me tjerët, pavarësisht nëse ju keqkuptohet, herët apo vonë koha do të zbulon atë çfarë ju jeni, e çfarë është ai apo ajo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat