Punë e madhe pse më shajnë

Kultura

Punë e madhe pse më shajnë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:25
Musa Ahmetaj

Nuk i përtypen mirë fjalët me dhëmbë

Tashti të gjithë fusin kokat nër këmbë

Lagje e katunde me muaj nuk hoqën

Kur ishin në zor për vota nuk u skuqen

Kur të ju teket, këtë popull mirë  e mjelin

Vetëm për xhepa të tyre prore vjelin

Demagogjitë e tyre nuk janë të rralla

Thirrën ne votues sikur tregojnë përralla

Shpesh me të njëjtën retorikë flasin

Edhe ekranin televiziv madje e plasin

Lidhjen e kravatave ua kanë marrë dorën

Punë e madhe që nuk e dinë paskajoren

Shumë shpejt disave ju ka kaluar frika

Madje janë avancuar vetëm në replika

Te gjithë tok, por kështu e kërkon loja

Marifeteve të tilla kaherë ju ka dalur boja

Më në fund alamet burri doli aty ku mori vota

I pyeti votuesit: sa çfarë për mua thotë bota

Zotëri me ty askush mendimet nuk i ndajnë

Nëse të ngucë lemza, vetëm nënën ta shajnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat