Pas votimeve nr 8

Kultura

Pas votimeve nr 8

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:53
Fatmir Lohja

Arrita te stoli ynë, si zakonisht,  pesë minuta më përpara. U befasova kur pashë profesorin duke ngrohur stolin. Zakonisht vjen rreth njëçerek ore me vonesë . Nuk  vonohet  më shumë . E  din mirë, se nuk  pres as nusen më gjatë .

- Ja faqorja jote! Gjysëm litri i rakisë  në shishe  do të jetë në pritje! – më urdhëroi pasi u grushtuam.

Me saktësi matematikore kishte ndarë edhe mezerinë, po thuaj e njëjta si një ditë më përpara. Më kapi një gaz i brënshëm. Më shkoi mendja se profesori e ka një hall. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë të ma shtroje dy ditë rresht!

- Nuk do të flasim pak për non grata, - më drejtohet Gimi  pasi ngritëm dollinë për shendetin tonë, dhe të familjeve.

  • Të kam prositur edhe dje. Nuk flas më për politikë. Ika, nëse kërkon të vazhdojmë në këtë shteg !- e urdhërova me ton.
  • Eshtë turpje e madhe, mo. Flasin   tërë shqipëtarët për këtë gjëmë. O marrok! Kush dreqin je ti ? Eshtë Amerika që ka dënuar udhëheqësin tonë.
  • Unë jam askushi. Ti një hall e ke. Po i vjen verdallë kot, - dhe mora të ngrihem.

- Të lutem qendro! Me të vertetë e kam një shqetësim të madh,- dhe Gimi nisi të tregojë, me  emocione frenetike.

E kanë parë ne televizor , nga Labëria vëllezerit , dhe katundi  , se kam vënë kandidaturën per partinë e  djathtë. Siç e tregonte Gimi me shqetësim,  edhe humor, përfundimisht djalin e tyre e kanë bërë lanet si fashat. E dëgjoja profesorin edhe me shqetësim, por edhe gazin me veshtiresi e mbaja, nga pyetja që i shtroja vetes: “Po unë,  çfarë punë kam në këtë mesele katudandarësh!? Më këshillonte me sy ta mbaja veten. Shumë akuza i kanë dërguar edhe në mediat sociale.

- Je edhe ti në këtë mesele, - nisi t’i nxjerrë kokën e shqetësimit Gimi .- Na kanë parë në televizor duke shpërndarë librat tok. Tani zotni  kulim zgërdhiu lirshëm!

U çlirova në  gaz, në oktavet lartë. Nuk mund të flisnja. E shihja mikun e mirë me habi, çfarë priste nga unë ai, për të tillë fakt. E çova faqoren në gojë, për të mbledhur  veten.

- Pse nuk ia nxjerr kokën bisedës? E ke të veshtirë ,të më thuash, se më kanë bërë lanet katundi edhe mua, -i bie ballit .

  • Ti je me komod se unë, - me përgjigjet Gimi me zë pak.
  • E pse?
  • Mua më ka bërë lanet i tërë fshati, ndërsa ty më pak   .
  • E pse më kanë mbajtur me hatër?
  • Eshtë xha Zaho, që të do shumë.Të fton në festën e katundit , sëbashku me gruan, edhe mua ,  me nusen. Do të vijë, si zakonisht Astriti, vëllaim im i vogël , të na marrë me makinën e tij. Eshtë i vetmi shans ,që më kanë lënë,  për të parë fshatin tim të lindjes. Kulim ! Jam i tërë në dorën tënde !- e mbylli Gimi me seriozitet maksimal.
  • Me sa kuptova, ju jeni shpallur non grata ,ndërsa unë jam  gjysëm non grata në katundin tënd të lindjes.
  • Po.
  • Nuk e kam ndonjë shqetësim,  se nuk do të shkoj më në fshatin tënd, o marrok!
  • E di mirë, por unë po  të kërkoj ndihmë, për të mos m’u tharë shpirti për vendlindjen, - m’u lut profesori me sy të vesuar.
  • Nuk e di nëse të kuptova drejtë ? Unë do të jem avokati yt, ndërsa gruaja ime do te jetë avokate për mua, - nisa ta tjerr, për të sjellë mikun tim të mirë në formë.
  • Pak  a shumë kjo detyre u ngarkohet si çift.
  • Nuk kam besim te nusja ime,  se do të bëjë avokatinë për mua. Po u nxehen gjakrat, kam përshtypjen se ajo do të kënaqej duke më parë,  duke ngrënë dajak nga katundarët. Profesor  ma ke me hile.
  • E pse?
  •  Ti e ke zgjedhur avokatin më të mirë se unë. Gëzuar!- dhe ndeshëm gotat buzagaz.
  • Eh i mjeri unë, në dorë të kujt avakati kam rënë  !?- shfryu Gimi për hak të qejfit.

- Ta zëmë se do të bëj avokatin. Të shtroj pyetjen:  Pse katundi juaj është nxehur kaq shumë me të djathtët?

Nisi Gimi të më shpjegojë, se katundi përgjigthësisht autokton, në fillim të demokracisë ishte totalisht për ndryshimin e sistemit. Nuk e pritën reformën agrare, se i ndanë tokat sipas pronësisë se baba Qemos. Në këto kohë fshati i tëri gëzonte. Entuziazmi ra, dhe fatkeqësisht ,aktualisht , është kthyer në urretje, kur partitë  e djathta,  nuk pranuan datën e njëzetenëntë nëntorit si ditën e çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët fashistë. Gimi me sinqeritet u jepte të drejtë bashkëfshatarëve, për faktin ,se në Luftën e Dyte Botërore  kanë dhënë jetën për mbrojtjen e atdheut pesedhjetëetre deshmorë, nga të cilët shtatë Heroj të Popullit.

- Kanë të drejtë ! -ia  nderpreva rrefimin melankolik  profesorit.

  • Pse kanë të drejtë, e pranoj ndëshkimin e tyre, - ma ktheu në vend.
  • Edhe unë nuk e kuptoj këtë aburditet të së djathtës. Edhe kur ishin në pushtet, ndonëse nuk e njohin politikisht  datën historike, nga kalendari i festave nuk e kanë hequr asnjëherë ditën e çlirimit të atdheut .
  • Më bukur e ka thënë Poeti Kombit, babaxhani Dritëro Agolli :” Datat e fitoreve i caktojnë fituesit !”
  • E saktë. E pse ky qendrim politik për datën historike?
  • E miratuam dje.
  •  Nuk e mbaj mend,-  e gergas t’a nxirte  vetë të keqen jashtë.

- Antikomunistët e thekur kërkojnë të thellojnë sa më shumë luftën e klasave, në sherbim te sundimit të tyre. O kulim ! Ma nxorre nga goja edhe këtë konkluzion.

Ndeshëm faqoret. I çuam edhe disa shendete të bukura. Bubrruam edhe te mezet, kur Gimi ia nisi këngës me isofoni. Gjatë kohës që po i mbaja ison, më ra në vesh , se nuk po këndonte ndonjë këngë  të dëgjuar, por një parodi, që po e krijonte i sforcuar.

- Ç’më ka gjetur mua të mjerin, oi, oi.Të pres ndihmë nga shkodrani, për të më mbrojtur në labëri, oi, oi.

  • Nuk është hera e parë që shkodranet e vlonjatet bashkëpunojnë, oi, oi- ia ktheva ison .- Edhe në vitin 1997 erdhën autobuzat plot  nga Shkodra në Vlorë,oi,oi .Nënshkruan marrëveshjen e miqësisë burrërisht, pa ndërmjetësinë e politikës, , oi, oi.
  • Je bërë qerrata i madh,- konstatoi Gimi pasi mbaruam këngën.
  • Vetë më ke mësuar, - i përgjigjem duke qeshur.
  • Ke filluar të ma kthesh,- e më sheh me kureshtje.

- Ju e keni me isofoni, ne e kemi me  bejte. Si shqiptarë që jemi, dalim damë të dypalët , secili  me gëzimin që ndjen.

Vazhdon

Fatmir Lohja

Tiranë,më 23.06.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat