E pamposhtur

Kultura

E pamposhtur

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:51
Remzie Raci Rexhbogaj

E pa mposhtur

Kam mbetur

femër

Heroinë

Çfarë kohe erdhi

Kur s'të duan

Të të shohin

Shkallëve të jetës

Vlerën askush asnjërit s'ia di

Të më çmendin botën time

Janë munduar të ma shkëlin

Dhe bota ime e ofenduar

E fyer dhe e pështyrë

Nga e një "botë" e pa fytyrë

Ti zot si s'ke mëshirë

Përse s'i zhdukë

Nga faqja e dheut

Këto ndytësira

Jeta më ka çelnikosur

Askush s'mund ta gjunjëzoj

Askënd

Koha e djajëve jeton

Por janë të deshtuar

Tw mbetin gjithmonë.

Malli për Ernen

Si acari i dimërit

Malli që ngrin gjelbërimin

Në natyrë

Ashtu malli për Ty Erna

Mua m'i ngrin çdo gjymtyrë

Nga dita kur nga kjo botë

shkove Ti

Nga brendësia e shpirtit tim

U shkëputën shumë gjëra

të bukura dhe u shuan

E në vend të tyre

Dhëmbjen dhe mallin e vunë

Shpirtin me ka shndërruar

në copëza pluhuri

Kur i bartë era

dhe hudhë në humënera

Malli deri në palcë

Për Ty Erna

më ka ardhë

Eh për mua

nuk është frymëmarrje

Çdo frymë kur e marr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat