Shtetit të “përbashkët” askush nuk i jep vaksinë

Kultura

Shtetit të “përbashkët” askush nuk i jep vaksinë

Nga: KALOSH ҪELIKU Më: 24 qershor 2021 Në ora: 10:06
KALOSH ҪELIKU

Në jetë pata gjithëçka desha:

Para. Gra besnike. Hotele.

Harley Davidson. Jeep Cabriolet

Grua shtëpiake. Fëmijë Fisi:

Shtëpi. Poezi erotike. Libra.

Gjithë pasurinë ma la Babai:

Shtëpinë. Malin. Livadhin.

Arat. Që, i shita për libra

Jo, vende pune. Poste politike.

Sot, më ka mbetur peng. Ëndërr

Edhe një shtëpi në mal me lisa.

Majë një shkëmbi pranë lumi

Bregliqeni. Ose, Deti me pisha.

Pasardhësve të mi, lë pasuri

Shtëpi. Poezi. Edhe, Libra...

(Shteti “përbashkët” shpalli

“irredentist” dhe “armik”)

Heu! Pse, po ikë Sot nga Atdheu

Kur, gjithë të mirat i ke këtu?!

Pasuri. Shtëpi. Dhe, gra besnike

Raki rrushi. “Parkun e Grave”:

Dashuri. Poezi erotike. Dhe, libra

Dy shtama me verë nën Rrap?!

Jo, Unë nuk ikë kurrë nga Atdheu

Po, më përzë Shteti “përbashkët”.

Shpallë: “irredentist”. Dhe, “Armik”...

(Nëna Parti do na bëjë edhe

fëmijë për shkolla)

Nuk i takoj fare asnjë partie politike

Besë, jo! Premtimeve parazgjedhore.

Se: Do na hapin shkolla. Universitete

Fabrika. Rrugë. Dhe, vende pune:

Shtetin e “përbashkët”, bëjnë Lule.

Po, i besoj katundarit, kur u tha

Gjatë një fushate parazgjedhore.

Premtimeve: Kopshte për fëmijë

Shkolla shqipe. Dhe, Universitete:

Po, Zotëri: Ne, nuk kemi fëmijë.

Politikani, plumb iu përgjigjë:

Partia do t’ju bëjë edhe fëmijë...

(Posa e marrin pushtetin

e harrojnë popullin)

Nateditë kërkoni drejtësi. Liri

Punë. E, të drejta të barabarta!

Viteve në fushata parazgjedhore:

“Patriotë kuqezi”. “Skanderbega”

Ҫifteli. Këngë e valle patriotike

Për pushtet argati. Poste politike.

Edhe, posa e merrni ju pushtetin

Postet politike. Dhe, Bereqetin:

E harroni popullin. Skënderbeun...

(Heu duhet të hipësh

Sot në çati)

Për të parë matanë xhami, në Lëmë

Dhelprën dinake, sesi me bisht:

Gjurmët fshi. Majë peme, merr mësy

Pulat, bien para këmbëve me dashuri.

Rrugën, rrëzë Ҫuke. Kopenë me dhenë:

Bariun me fyell. Qen Sharrin. Ogiçin.

Ujkun, tinës sesi zvarritet përronit

Pasmesnate, me hënë t’i sulet Vathës.

Heu! Sot, duhet të hipësh vetë në çati...

(Shtetit të “përbashkët”

askush nuk i jep vaksinë)
 

Pakgjë, Sot është e shëndoshë. Bio

Gjithëçka, është e sëmurë me plagë.

Institucione. Shteti i ”përbashkët”

Politikanë. Poetë, me Libra artistik.

Popull universitar. “Artistë” partiak

E, shumë pak krijuesë të Lirë. Gjeni.

Thesi grisur, mbushur me politikanë

“Artistë” politik. Janë, me Covid -19.

Shtet i “përbashkët”, që i mbyllë Sot

Shtëpitë Botuese të Librit. E, hapë:

Shtëpi Publike. Dhe, Kazino bixhozi.

Shteti “përbashkët”, që lufton artistët

Dhe, stimulon: Kulturofagët e librave.

Pa vlera artistike. E, Shtëpi Botuese

Profesion, kanë: Tezgat e tollumbave.

Shteti “përbashkët” me politikanë

Dhe, “Artistë”. Është, me Covid -19.

Përçudi, askush nuk i jep vaksinë...

(Sot me siguri në dorë

më ka marrë Xhadia)

Po. Sot, nuk e di çfarë dite jemi:

Jave. Muaji. Viti. Apo, shekulli

Sistem: Neokomunist. Apo, policor?!

Përderisa, rrugëve Shkupit i çmendur

E kërkoj Ditën. Edhe, Natën e Madhe.

Po. Vërtetë, nuk e di. Është, Ditë

Apo, Natë: Me Zogkeqin, mbi Ҫati...

(E shpëtova Veten nga Gratë

dhe Poezitë Erotike)

E, shpëtova Veten nga Gratë Besnike:

Poezia Erotike. Kishin qenë xheloze.

Përpak, desh më vranë te “Parku Grave”

Thanë: Ti, na ke tredhtuar, o burrë mali

Me, ato Gratë e tua besnike. Xhadinë.

Vështirë, e pata me Gratë Besnike

Edhe, me Poezinë. Gruan xheloze...

(Ditënatë m’i kthejnë

Trutë në kokë)

Përçudi, Sot! Edhe, rakia e rrushit

Ditënatë, seç m’i kthjelloi Trutë.

Nuk i turbulloi si parti politike

As, edhe si “patriotë” shqiptarë:

Me trutë, dhe kokën në grazhd.

Duartrokitje! Vaksina e Khajamit:

Ditënatë, m’i kthen në kokë Trutë...

(Ende vazhdon Lufta ime me

“armikun e padukshëm”)

Nuk marr aspirina (hapa). Pharmacie

Dhe, nuk shkoj te mjeku, në Vizitë.

Që, nga vdekja klinike. Voskopojë (2000)

Ringjallja ime, po atë Ditë, në Korçë:

Fatkeqësisë komunikacionit. “Qafë-Thanë”.

Nuk marr aspririna (hapa), as për kokën

Vetëm raki rrushi. Dy shtama verë Laydi Di.

Vaksinën bio dr, Pipero: D. U. GJ. Dhe, H.

Nuk shkoj te mjeku. Librezën e shëndetsisë

E kam të pastër. Dhe, vazhdoj Luftën:

Pusive. Dy shtamave me verë Laydi Di...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat