Nuk përkrahet nga ministria festivali Etno Fest

Kultura

Nuk përkrahet nga ministria festivali Etno Fest

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës ka sqaruar rreth mos përkrahjes së festivalit Etno Fest.

"Me keqardhje ju informojmë se festivali tradicional Etnofest, i organizuar nga OJQ Sythi këtë vit nuk është përkrahur nga komisioni për vlerësimin e projekteve në MKRS, meqë i njëjti nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj MKRS"-së.
 
Organizata Sythi për festivalin Etno Fest përkrahet në vazhdimësi nga MKRS dhe fatkeqësisht nuk e ka mbyllur avansin paraprak me kohë, andaj bazuar në Rregulloren Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, askush që nuk kryen obligimet ndaj institucioneve publike nuk mund të financohet.

Pra mos përkrahja e Etno Fest nuk nënkupton që projekti nuk është cilësor, por se organizata bartëse nuk i ka kryer detyrimet ndaj Ministrisë për projektin e kaluar.

"Ne besojmë se organizatorët së shpejti do të procedojnë kryerjen e obligimeve ndaj MKRS dhe të marrin financimin për këtë ngjarje me rëndësi për kulturën tonë", thonë nga MKRS-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat