“Përçaj dhe sundo”

Kultura

“Përçaj dhe sundo”

Nga: Agron Shabani Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:38
Agron Shabani

Historia e njohur mbi Gaj Julie (Julian) Cezarin e Romës së lashtë-Antike, pos tjerash na mëson se edhe njerëzit, heronjt ose komandantët më të shquar në fushën e nderit ose frontin e luftës, pasi t'i kryejnë ose përmbushin të gjitha obligimët ose aktivitetët e tyre luftarake ose ushtarake, mund të bëhen vegla ose instrumente të thjeshta, të parëndësishme dhe të pavetëdijshme në duart e shtetit, pushtetit dhe gjyqësisë ose prokurorisë.

Se këndejmi, Jul Cezari i cili e mbante vetën për pjesëtar ose trashegimtar të klanit të lartë të zotërave ose patrikëve të Romës, siç ishin Marsi, Jupiteri, Juliani, Aureli, Rea Silvia, Lavinia, e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cott etj...mori pjesë në to dhe i fitoi shumë luftëra ose beteja ushtarake, por jo edhe luftën politike ose juridike me Mark Junius Bruti  dhe klanët e tij në senatin ose forumin e Romës.

Ndonëse, Jul Cezari, të cilit i vdiç i ati (babai) shumë herët (kur ishte i mitur ose femijë) edukatën dhe mësimët kryesore i mori nga e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cot dhe pedagogu i shquar i asaj kohe Mark Anton Ginfon, nga të cilët i mësoi shkrim-lëximin, retorikën, oratorinë, teknikën, taktikën dhe strategjinë e njohur ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Ai zyrtarisht ishte i martuar tre (3) herë: Me Kornelian e familjes aristokrate të konzujve ose diplomatëve të shquar romak, me Kalpurinen e Polibejve, me Pompejen-mbesën e diktatorit Sulo, dhe në fund jozyrtarisht me Kleopatren, faraonen e fundit nga Egjipti, me të cilën e kishte një djalë jashtëmartesor (Cezarionin) të cilin Jul Cezari nuk e pranonte për djalë të vetin. 

Ndërkaq, romakja e bukur Kossucia, thonë se ishte divorcuar para martesës me Jul Cezarin, për shkak të fundit të tij tragjik, me djegje ose vrasje (vdekje) makabre në Forumin e Romës, ku Jul Cezari dikur e kishte ngritur, valorizuar ose glorifikuar kultin e personit (personalitetit) të tij ushtarak, perandorak (cezarik), politik etj...Duke i nxitur Mark Junius Brutin dhe bashkëpunëtorët e tij për hakmarrje. 

Kjo për shkak të asaj se Jul Cezari, në stilin ose manirin e njohur "përçajë e sundo" ("divide et impera)- asokohe e kishte turrur ose ndërsyer Oktavian Augustin -kundër Mark Antonit, duke ia premtuar Oktavian Augustit 2/ 3 e pushtetit dhe pasurisë së Romës, nëse e vriste dhe eliminonte nga skena rivalin ose kundërshtarin e tij kryesor, Mark Antonin, i cili thuhet se ishte edhe idhull ose idol i Kleopatres së bukur dhe eksgravagante nga Egjipti.

Ndryshe nga kjo, duke filluar nga periudha e luftërave ose konfliktëve të njohura mbi "investiturën" do vinte deri tek përçarjet ose përplasjet e para në mes etërve të shënjtë (papëve) me mbretërit ose perandorët e atëherëshëm francezë. Në këtë kontekst, është i njohur fakti i udhëheqjes ose komandimit të dy luftërave të fundit mesjetare të kryqzatave nga ana e mbretit francez, Lujit të IX ( i "shënjti"). 

Ndërkohë që forca ose fuqia gjithënjë në rritje e klani mbretërorë ose familjar të Kapetëve (Kapetoviçëve) -këtyre të fundit, asokohe do ua bënte të mundur paraqitjen (prezantimin) dhe identifikimin e tyre si pasues ose trashëgimtar të drejtpërdrejtë të Papëve dhe Papatit në Vatikan, në vend të mbretërve ose perandorëve gjerman të cilët, deri atëherë kishin qenë kalorës, trashegimtar dhe protektor të etërve (papëve) dhe Selisë së Shënjtë në Vatikan.

Kështu që Banificie i VII-të si ithëtarë i fundit dhe kryesorë i ligjëve, rregullave dhe kërkesave të njohura kanonike, enciklike dhe apostolike të Papatit në Vatikan, atëbotë do të hedhej (çohej) në kryengritje ose rezistencë kundër shtrierjës ose përhapjes së madhe të ndikimit ose influencës së monarkëve ose mbretërve francez në jetën ose botën e njohur sakramentale dhe liturgjike të Selisë së Shënjtë në Vatikan. Në këtë frymë, Papa Bonifacie i VIII-ti në vitin 13O2, me anë të Prediktit të njohur "Unam Sanctam" në menyrë zyrtare dhe protestuese ndaj mbretërve francez, do e shpallë lojalitetin e tij të përherëshëm ndaj Vatikanit, duke e nxitur dhe shkaktuar kështu edhe arrestimin ose burgosjen e tij (deri në amshim) nga ana e njerëzve të autorizuar nga mbreti ose sundimtari i Francës, Filipi i IV.

Pas vdekjes në burg të Papës Bonifacie i VIII, në vitët pasuese 13O3, 13O4 dhe 13O5, do fillonte dominimi i plotë i mbretërve, perandorëve ose sundimtarëve të Francës mbi etërit e shënjtë (papët) në Vatikan. Në krye të Selisë së Shënjtë (Papatit) në Vatikan do emrohej Ipeshkvi i Bordos, i njohur si Papa Klemensi V;  i cili në vitin 13O9, do e braktisë Selinë e Shënjtë në Vatikan, për t'u vendosur ose akomoduar në Avignon të Francës, i cili deri në kohën e Revolucionit të Madh (nën Napoleon Bonapartin) në Francë, do jetë seli ose rezidencë e etërve të shënjtë (papëve) në vënd të Vatikanit.

Gjatë asaj periudhe në Europë do ndodhin luftëra ose konfilkte të shumëta fetare ose klerikaliste. Pa i harruar këtu shizmën (skizmatizimin), inkuizicionin, luftërat mesjetare të kryqzatave, herretikët dhe "bogomilët" serbian dhe kështu me radhë.

 Ndërkohë që edhe cari i Rusisë, Aekseji i Parë, në stilin ose manirin e mesipërm "divide et impera" ("përçajë e sundo"): I kishte futur në luftërat mesjetare të kryqzatave botën e krishtërë ose katolike-kundër botës arabe ose muslimane, nën thirrjet e "kanosjes ose rrezikimit të Jerusalemit dhe krishtërimit pas rënies së Konstantinopojës (Stambollit) , Nikeas (Izmirit), Angorës (Ankarasë) dhe ish qëndrave ose qytetëve të tjera bizantine në duart e selxhukëve dhe osmanëve.

P.S.

Në shkrimet ose veprat e njohura të mendimtarëve ose autorëve të shquar si  "Enciklopedia" e Denis Diderotit, "Në kërkim të së vërtetës" ose "Traktati mbi Natyrën dhe Meshirën e Zotit" të Nicolas de Malenbranchës, "Ligjet shoqërore ose qytetare në rendin e njohur natyrorë ose ordinarë"  të Jean Donatit, " Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën" të John Lockut, "Fjalori i njohur kritik dhe historik" i Pierre Baylesë, "Studimi i aftësive dhe meritave" i Anthony E. Shaftesburyt, "Bisedat ose debatet filozofike" të Mozes Mendelsonit, "Teoria e ndjenjave morale" ose " Hulumtimi i natyrës dhe pasurisë njerëzore ose qytetare"  të Adam Smithit, " E drejta natyrore" te H. J. Störigut etj.. mund t'i njohim ose kuptojmë me lehtë paradokset ose padrejtësitë e ndryshme reaksionare dhe anakronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat