Në pragun e bardhë të Istogut

Kultura

Në pragun e bardhë të Istogut

Nga: Hava Shabanaj Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:25
Hava Shabanaj

Kushtuar Heroit te Kombit Ibrahim Rugova

Unë ia di shenjtërinë atij pragu.

Që të lindi me gazmend e të bëri flakadan

Të dha ngrohtësi zjarri në oda, te oxhaku

Të dha mençurinë që askush nuk e mat.

Unë ia di lumturinë atij guri te porta.

Që mbeti kanatehapur sa herë ti vije.

Ti ishe rrezja që e kërkonte tërë Kosova.

Ti mbete kënga e parë në buzët e çdo fëmije.

Unë ia di krenarinë atij pragu të thjeshtë

Ku gurët e rrugës flasin për hapat e birit.

Ti mbete si dielli që shpërndan ditëve retë

Për shpirtin tonë mbete aromë e rrallë trëndafili.

E vargu vihet  në peshën e rëndë të fjalës.

Me shallin tënd sikur ka edhe më ngrohtë.

Kur deti të na nxjerrë dhëmbët e dallgës

Do të të kemi si prijatar që udhën na drejton.

E ndiej frymën tënde në kopshtijet me mollë

Më gazmon ajo buzëqeshja  që lindi në ato livadhe

I këndojmë fëmijëve për ty  ninullën më të ngrohtë

Ia japim bekimin nuseve dhe djemve mes dasme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat