Luana Bajrami nuk arrin ta rrëmbejë çmimin “Kamera e Artë” në festivalin e Kanës

Kultura

Luana Bajrami nuk arrin ta rrëmbejë çmimin “Kamera e Artë” në festivalin e Kanës

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Regjisorja shqiptare, Luana Bajrami me filmin “Luaneshat e Kodrës” ishte pjesë e festivalit të Kanës e nominuar për çmimin “Kamera e Artë”, të cilin fatkeqësisht nuk arriti ta rrëmbejë.

Këtë çmim e fitoi filmi “Murina” i kroates Antoneta Alamat Kusijanovic, me skenaristët Frank Graziano dhe Melanie Laurent.

Për “Kamerën e Artë” ishin të nominuar gjithsej 31 filma, në mesin e të cilëve ishte edhe Luana, filmi i së cilës mbeti vetëm në kuadër të nominimeve.

Pjesë e këtij festivali ishte edhe Kosova me filmin “Pa vend” si konkurente për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër.

Ndryshe, sonte u shënua përfundimi i edicionit të 74-të të Festivalit të Kanës. Shkruar nga Genita Ukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat