Fluturim tek ti

Kultura

Fluturim tek ti

Nga: Sabiha Ahmetgjekaj Shala Më: 20 korrik 2021 Në ora: 21:52
Sabiha Ahmetgjekaj Shala

Fluturojnë shqiponja e skifterë

Fluturojnë sorra e zogjtë e malit

Fluturojnë pëllumba e pulëbardha

Fluturojnë korba e shkaba

 

Fluturojnë bilbila e harabela

Fluturojnë lejlekë e dallëndyshe

Fluturojnë e fluturojnë

Sipër maleve, bjeshkëve, detrave dhe brigjeve

 

Do fluturoj dhe unë tek ti

O qielli i kaltër

Do puthi hënën dhe diellin

Me flatra shqiponjë do preku yjet, retë e Venerën

 

Do pushoj në të çarat e shkëmbinjve mijëvjeçare

Fluturim tek ti, o engjëll mbrojtës

Dëshirat e zjarrta të fshehura në gji

Do i shtrëngojë fortë që të bëjë mrekulli

 

Do kthehemi përsëri për'rreth Bjeshkëve të Nemuna

Se këtu kam shumë kujtime të peripecive të jetës

Engjëjt mbrojtës të shfaqur kudo

Për t'i zhdukur rrënjët e zilisë së djallit

 

Ugurzezat qofshin mallkuar

Dhe u digjëshin në shkretëtirën e Saharës

Shpirtërat e lig u bëfshin eshkë e thatë

U digjËshin flakë në shpërthim të Vullkanit

 

Çdo e ligë do shpërthen si bombat e Vietnamit

E ndritur qoftë udha e ëndrrave të lumturisë dhe fatit

Magjepsës të ëndrrave të shlyera

Të ngazëllyera qofshin zemrat e dashuruara në jetën rinore

 

Të trashëgohen sa malet dhe ujërat e gurrave bjeshkore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat