Duke pritur...

Kultura

Duke pritur...

Nga: Sabiha Ahmetgjekaj Shala Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:59
Sabiha Ahmetgjekaj Shala

Në terasë e ulur jam

Me zemrën plot dëshira

Syri gris retë në qiell

Po i mendoj ëndrrat e shkruara

Në errësirë të horizontit gri e vetmuar

Ku keni vajtur të dashurit fëmijë

Zemra më rrahë me mallë për Ju

Katër ngjyra zërash çdo ditë me i dëgju

Ma mbushni jetën me plotë daahuri

E plotësoni madhërishëm ketë vetmi

Kur dëgjoj se mrekullisht reflektoni

Kur dëgjoj se suksesshëm përparoni

Kur dëgjoj se vrullshëm shkencën e zhvilloni

Një të ardhme të ndritëshme e lartësoni

Thellësinë e shpirtit ma lumturoni

Errësira e qiellit terasën time e pushton

Padiktueshëm kjo mbrëmje ballin ma ndritë,

me flatra xixëllonjash

Flladi dridhë çerpikun tim

Mbi fletën e bardhë

Yjet në shkronja të vargjeve vezullojnë

Drita e hënës në ca vargje penën drejton

Vargu - vargun me ndjesi e shoqëron

Tufa mimoze në prani i kam

Shpirti ëndërrimtarë ndalet e mendon

Imagjinatë të bujshme po shijon

Në botën e mrekullive të rezultojnë

Fëmijët një të ardhme të ndritur të krijojnë

Shtëpia e mbushur me harmoni

Rreth e qark me madhështi

Edhe qielli më yjesinë t'ju ketë zili

Yjet e zjarrta kur t'i shikojmë

Të gjithë së bashku do t'i numërojmë

Aq sa ka yje në qiell

Aq dëshira do t'i shtjellojmë

Një nga një parreshtur t'i realizojmë

Çdoherë ndriçofshi si rreze dielli

Me jetëgjatësi sa bjeshka, deti e mali

Ju lulëzoftë jeta, e ju ndritë balli

Këto vargje i thuri nga malli

Ju pret nëna krahapur më gëzim

.Mirë se vini nga mërgimi, në gjirin tim

Ju pret babi me padurim

I buzëqeshur më plotë ngazëllim...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat