Vajza me karaktere të bukur, të dhimbshëm dhe krenare që jeta nuk i mundi!

Kultura

Vajza me karaktere të bukur, të dhimbshëm dhe krenare që jeta nuk i mundi!

Nga: Beqir SINA Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:22
Beqir Sina dhe Bujar Alimani

Në Shqipëri, kjo temë të cilën ka marrë përsipër ta tregojë, regjizori i njohur shqiptar Bujar Alimani, dikur ishte “Mollë e ndalueme”, më pas, mbas rënjes së komunizmit, u duk si “tabu”, ndërsa këto vitet e fundit është folur por ende si “nën zë”. Sidomos, kur flitet për atë që në kinematografi quhet “True story”, për të treguar se çfarë mund të mësojnë, sot brezi që nuk e përjetojë komunizmin në Shqipëri, prej filmave me tema nga presekutimi komunist në Shqipëri, për 45 vjet e regjimit të Enver Hoxhës.

Madje, nëse e shikojm në kontekst me tregimet dhe filmat e komunizmit - filmat e diktaturës në Shqipëri, asaj nostaligjisë së “Kameleonve” për kohën e regjimit të Enver Hoxhës, kjo është sa qesharake po aq edhe trishtuese, të flasësh për filma, apo dokumetare, tregime me tema nga presekutimi komunist në Shqipëri, për 45 vjet e regjimit të Enver Hoxhës.

“Shqipëria, nuk e ka bërë katarsisin e vet shpirtëror , moral dhe kombëtar. Të parën gjë që duhet të bëntë është t’u binte në gjunjë të gjithë të persekutuarve politikë që thërmuan jetën e tyre në ferrin komunist. Një ndjesë kombëtare që akoma nuk është bërë. Prandaj jemi këtu ku jemi. Një komb që nuk pastron vetveten është i destinuar të mbartë sëmundjen brenda vetes.

Një komb që pastron shpejt vetveten me të kaluarën, ecën me shpejt përpara. Ndjesa nuk është dobësi, është akt fisnik, më fisniku akt në botë” kështu shprehet në këtë intervistë me gazetën tonë regjisori i njohur shqiptar Bujar Alimani.

Regjisori Bujar Alimani, i cili e ka ndarë jetën e tij artistike, mes Shqipërisë, dhe SHBA, regjizori që deri më tani ka marrë jo pak vlerësime, kombëtare dhe ndërkombëtare,(brenda dhe jashtë vendit), vjen në këtë intervistë me projektin e tij të ri, që po realizon në SHBA,filmin dokumentar “Fluturat”.

Ai thotë se : “Gjeneratat duhet të mësojnë të respektojne vuajtjen. E të admirojnë shpirtrat e lirë që nuk i vuri poshtë asgjë. Dokumentari im, (Fluturat” nuk është reportazh televiziv. Është një vepër artistike. Si e tillë përmbush gjithë elementët e edukimit estetik përfshir moralin, shijet dhe mesazhet e një vepre”.

Për më shumë ndiqni intervistën e tij, reth projektit më të ri – film-dokumentar “Fluturat”(titulli është provizor, thekson Bujar Alimani në këtë intervistë)

A është vërtet që ky një film-dokumentar është i bazuar në dëshmi reale të personazheve që rrëfejnë rininë e humbur nga diktatura komuniste? Përse? “Fluturat”, kush janë disa nga karakteret dhe cast realizuaes ?

B. Alimani: FLUTURAT ishte dhe është një titull provizor, që nuk e di sa do mbetet deri në fund të produksionit. Nuk është e rastësishme. Më duhet të bëja një përmbledhje me qëllimet kryesore, dhe targetin ku synoja që t’i “bindja” këto vajza të dikurshme të vijnë këtē ditë e të bisedojmë. Jo vetëm të deshmojnë, por dhe të flasim për të shkuarën , të tashmen dhe të ardhmen. Në fund të disa fletëve nuk kisha vënë titull. Më ndodh shpesh kur nis të shkruaj pa titull. Në fund i gjithë imazhi im nuk ishin vetëm vuajtjet e tyre, por shpirti i tyre i lirë. Më tepër se çdo gjë më interesonin, prej nga ëndrra e tyre në atë errësirë të tmerrshme terrori. Dhe, ëndrrat e tyre ngjanin kaq shumë me dëshirën për të flututuar…Disa orë më vonë komunikoj në telefon me Matilda Mirakajn, e cila kur lexoi titullin (Fluturat e Tokës) ishte e shokuar sepse i pëlqu shumë për faktin se i kujtoi një letër që halla e saj, ia dergonte në burgun politik të Spaçit të vëllait, Lekë Mirakajt.. FLUTUR, quhej vjersha..një lirikë e thjeshtë e jashtëzakonshme , një manifest nga ata të pabërtiturit, ku i burgosuri dialogon me një flutur e i jep porosi që ajo t’i shohë e të kujdeset! e t ‘i çojë fjalë nënës, gruas e dy bijave të tij diku …

Nuk e di pse mu kujtua Pablo Neruda…

Mu duk se nuk kishte më nevojë për diskutime të metejshme.. Artisti kantautor Herbert Alimi , edhe ky i përndjekur politik, që ka krijuar para xhirimeve të dokumentarit i mbështetur në këtë vjershë një këngë të jashtëzakonshme, e cila do të jetë motivi i filmit…

Dokumentari mbështet vetëm në dëshmi reale të vajzave që fëmijëra dhe rinia u shpërnda në mjegullën e trishtë komuniste të Shqipërisë së kaluar..

Sa vlerë dhe sa dritë japin sot 30 vjet mbasi ai regjim ra, rrëfimet e këtyre, grave, nënanve, motrave dhe vajzave në jetën e tyre, të ardhur nga Shqipëria, dhe një pjesë e tyre jetojnë në SHBA dhe Kanada ?

B. Alimani: Rrëfimet e këtyre vajzave sot hedhin dritë dhe si të thuash i mëshojnë peshores në anën e kundërt. Në fakt në anën e të drejtës. Dëshmitë e tyre janë rezistencë ashtu si jetët e tyre dikur..Kemi të bëjmë me karaktere të bukur, të dhimbshëm dhe krenare që jeta nuk i mundi. Të gjitha janë zonja të nderuara ne profesione te nderuar, me familje te shendetshme. Kaq mjafton per te treguar sesa koha ishte ne anen e tyre.

A janë këto projekte të tilla që thirren thesar kulturor-njerezor, dhe e kaluara kurrë nuk duhet harruar, sidomos kur lë gjurmë të hidhura dhe jo njerëzore, si ajo e komunizmit në vendin tonë. Por, që e kaluara na ndihmon për të shkuar dhe parë përpara, pra ato janë të lidhura fort bashkë, pa të kaluarën nuk ka të ardhme!

B. Alimani: Shqipëria, nuk e ka bërë katarsisin e vet shpirtëror , moral dhe kombëtar. Të parën gjë që duhet të bëntë është t’u binte në gjunjë të gjithë të persekutuarve politikë që thërmuan jetën e tyre në ferrin komunist. Një ndjesë kombëtare që akoma nuk është bërë. Prandaj jemi këtu ku jemi. Një komb që nuk pastron vetveten është i destinuar të mbartë sëmundjen brenda vetes.

Një komb që pastron shpejt vetveten me të kaluarën, ecën me shpejt përpara. Ndjesa nuk është dobësi, është akt fisnik, më fisniku akt në botë

FLUTURAT nuk flet për të shkuarën. FLUTURAT në thelb flet për të ardhmen…

Çfarë keni në planet tua për t’ plotësuar këtë film-dokumentar edhe në Europë, ku jeton shumica e atyre, grave, nënave, motarve dhe vajzave, ish të presekutuara, përfshirë Shqipërinë?

B.Alimani: Pas disa ditëve nisem për në Shqipëri. Do takoj natyrisht shumë personazhe të tjerë dhe sigurisht do vizitoj ish kampet ku ato kanë qenë. Pra do xhiroj aty një pjesë të tyre. Kjo do i japë dokumentarit një autencitet që më mungon në Nju Jork, në kuptimin e mungesës së lokacioneve reale. Shpërndarja e tyre në botë është e bukur..të kujton vërtet fluturat…shumë në Amerikë, Kanada, Europë, Shqipëri…

Sa emocionuese është para kamerave për këto “Flutura”, kur çdonjera prej tyre ka një histori aq të dhimshme për të treguar për veten dhe familjet e tyre?

B.Alimani: Në përballjen me kameran time rrëfimet e tyre kanë qenë rrënqethëse. Secila prej tyre sjell një histori dhe ti kupton që ato të tejkalojnë ty…..Një film nuk i mbart dot të gjitha këto..Jetë të copetuara , të mohuara, të thyera, të zhdukura.. Emocione, të pajetuara më parë teksa dëgjon të flasin butë, pa zhurmë, e mbi të gjitha pa urrejtje – kjo është drita e tyre, mosurrejtja…

Përse? shumica e tyre, ose fëmijët e tyre të paktën ato që jetojnë në Shqipëri, nuk morën atë që meritonin?

B. Alimani: Sepse, Shqipëria nuk u bë kurrë demokratike. As nuk është……!

Çfarë duhet bërë që këto rrëfimet duhen dokumentuar si pjesë dhe të arkivave gojore(të gjalla). Për t’ja vendosur përballë gjithë propagandës komuniste edhe sot, që mundohen ta “fshijnë” ose ta minimzojnë të kaluarën e këtyre grave, nënave, mortrave e vajzave ish të përndjekura politike?

B. Alimani: Një film është dëshmi historike. Një dokumentar akoma më shumë. Një arkiv i gjallë që nuk mund ta plotësojë e ta zëvëndesojë asnjë arkiv tjetër.

Nuk është vetëm kjo!

Dokumentari për vajzat është një gjë. Tjetër gjë që po bëj këto kohë është gjithashtu xhirimi i personazheve të burgjeve e internimeve komniste të cilët jetojnë akoma. Dëshmitë e tyre janë një tjetër univers sepse kështu plotësohen jetët e një familjeje. Mendoni që vajzat flasin për baballarët në burgjet e Spaçit, Qafë barit, Burrelit, e etj, e nga ana tjetër kemi te burgosurit në këto burgje. Pra bëj atë fill, atë lidhje që në jetë u mungoi..Jetë paralele në një film..

Nuk e di sa vlejnë si dokumente, ose sa do jenë të interesuara institucionet përkatëse ta teorizojnë të tillë. Dhe, nuk është se e çaj shumë kokën për këtë. Unë bëj detyrën time si shqiptar. Dokumentoj historinë e njerëzve të mi. Kaq mjafton.

Së fundmi çfarë mund të mësojnë, brezi që nuk e përjetojë komunizmin në Shqipëri prej filmave me tema nga presekutimi komunist në Shqipëri, për 45 vjet ?

B Alimani: Gjeneratat do mësojnë të respektojnë vuajtjen. E të admirojne shpirtrat e lirë që nuk i vuri poshtë asgjë. Pra, fisnikëria, - karakteri njerëzorë mbi të gjitha. Dokumentari im nuk është reportazh televiziv. Ështe një vepër artistike. Si e tillë përmbush të gjithë elementët e edukimit estetik përfshir moralin, shijet dhe mesazhet përcjellëse të një vepre.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat