Letra

Kultura

Letra

Nga: Agron Shabani Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:35
Agron Shabani

“Që kur jemi ndarë, jam gjithmonë në depresion. Lumturia ime është që të jem pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet tua, lotët, përkujdesjen e dashur... Bukuria e pakrahasueshme e Zhozefines ndez një flakë me ngjyra të zjarrta në zemrën time.” (Napoleon Bonaparta letër për Josephine de Beauharnaris)

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht që të të shohin. Por t’i natyrisht nuk e kupton se sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë, dhe si ke shtuar një vlerë speciale e të rrezikshme në zemrën time! Ndaj, më lejo të di specifikisht qëllimin që ke për sa i përket dashurisë sonë. Nevoja më detyron që të kërkoj këtë përgjigje, duke qenë i goditur për më shumë se një vit nga shigjeta e dashurisë dhe ende nuk jam i sigurt, nëse arrij të kem një vend në zemrën tënde...?!.” (Mbreti Henriku i Anglisë letër për An Bolyen)

-"Dreqi e marrtë! Në atë stuhi të madhe syçkash të lazdruara studentesh të pashoqe në njerin prej fakultetëve të shumëta në Univerzitetin e Selanikut, mezi i gjeta sytë e kaltërt të bukuroshes ekskluzive dhe tepër ekzotike që po shihnin ose shikonin dikund largë si dy "pika të vogla çuditëse", si për të me rrezatuar dhe goditur mua dikund thellë me 'shigjetën e zjarrtë" të  Psihes dhe Erosit....Ishin sytë e një femre ose studenteje të re që po shihnin dhe kërkonin nxitimthi dhe plot venërim në një diçka të mistershme ose enigmatike që me ngjante si në ëndërr...Ëndërrat janë një diçka përtej meje, përtej nesh... Ëndërrat janë vetëm për heronjt ose guximtarët, ashtu si lufta, arti, gruaja, deti, dashuria...'' (Romansa greke) 

-"Arti lindë ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën."(Eduard Bulver Liton)

Në vitin 284, Diokleciani e zgjodhi ose emroi rivalin e madh ose kundërshtarin e tij kryesor, Maksimilianin, për "cezar" (perandor) dhe bashkësundimtar, sepse ndryshimët janë rregulla ose ligje të jetës. Ata që shohin (shikojnë) fortë në të sotmën dhe të djeshmën ose të kaluarën, patjetër e humbasin (humbin) të nesërmen ose të ardhmën. (Plutarku)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat