Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

Kultura

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 06:09
Valltarët

Sonte pas mesnate valltarët dhe orkestra e ansamblit u nisën për në Veliko Tarnovo të Bullgarisë!

Të përkushtuar e të përgjegjshëm artistët tanë u nisën në festivalin e radhës që është pjesë e programit vjetor ku trupa jonë e konsoliduar me program ekskluziv do të prezantojë vlerat tona.

Kjo natë ishte e veçantë e befuese teksa me trupën u nis edhe defisti i ansamblit Remzi Matoshi i cili kishte lënë babain te shtrirë në spital dhe në gjendje të rëndë shëndetësore për të qenë në sherbim të institucionit.

Lutemi për shëndetin e tij kurse Remziu bashkë me artistët tjerë padyshim që do sjellin befasi gjatë këtyre ditëve nga prezantimet në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat