Dashuria dhe krenaria e gjakut tim

Kultura

Dashuria dhe krenaria e gjakut tim

Nga: Feti Tunuzliu Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:44
Feti Tunuzliu

Ti -trashëgimtar i brezave pararendës - parardhësi im,

unë - vijues trashëgimie – i yti kujtim.

Bëmë jetëbardhë me djersën e ballit tëndë, babë,

Unë - me dashuri të ngrohtë prindore

Ti - me lidhje direkte birërie.

Me Ty dhe nënën, me vëllëzërit dhe motrën tok dhe me gjysherit e mi

në valën e gjakut tim jetuam për lakmi.

Unë - pjellë e parë e lindesës së jetës n’qershor t’verës përtej gjashtë dekadshe –

lajmëtar gëzimsjellës gjaku i gjakut Tëndë.

Ti – shembull edukimi dhe kulture i jetës sime,

ndërtuar me dashuri të çiltër e ngazëllime.

Ballëlartë do të ndjek gjurmët Tua deri në amshim -

për mua ato sjellin dritësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat