Vdiq në moshën 93-vjeçare komediani i famshëm

Kultura

Vdiq në moshën 93-vjeçare komediani i famshëm

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 08:40
Jackie Mason

Komediani Jackie Mason, i njohur për një karrierë të zgjatur në dekada, ka vdekur të shtunën në një spital të New Yorkut, në moshën 93-vjeçare.

“Ai vdiq i qetë me familjen dhe miqtë pranë tij”, ka thënë miku dhe bashkëpunuesi i tij, Raoul Felder për CNN.

Mason ishte i hospitalizuar për dy javë para se të vdiste, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Shumë njerëz atë e njohin për bashkëpunimin e gjatë me “The Simpsons”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat