Ne shqiptarët...

Kultura

Ne shqiptarët...

Nga: Agron Shabani Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:57
Agron Shabani

Nuk urrejmë dhe s'e paragjykojmë askënd. As armikun.

"Vdekja nuk na shqetëson aspak, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk jemi ose ekzistojmë më.", siç do thoshte dikur Epikuri. 

Behëmi bashk mën të rënët, trimat ose heronjt.

Të jetojmë duke vdekur, apo të vdesim duke jetuar?! Kjo është çështja ose dilema jonë. Mos harroni pra!

Ne i njohim dhe respektojmë bindjet, konceptet, besimet, ndryshimet dhe mendimet e të tjerëve, dhe e dëshmojmë këtë edhe me miqtë dhe aleatët tanë gjithandej.

Ne nuk nxisim dhe s'inkurajojmë askënd të flas ose shkruajë kundër Serbisë, Rusisë etj. Absolutisht jo.

Ne i njohim dhe respekojmë si vepra etike dhe estetike, vlerat, parimet, konceptet, idealet dhe vizionet e gjithëkujt së bashku me liritë dhe të drejtat natyrore, hyjnore, historike, globale ose universale të sëcilit (akëcilit) popull ose komb veç e veç. Pra, edhe të popullit ose kombit serb.

Ndërkaq, për shtetin dhe popullin (kombin) kroat, kemi respekt, simpati, empati, bindje dhe besim të plotë ose maksimal, ndoshta si për asnjë shtet ose popull (komb) tjetër.

Kemi bindje dhe argumente të bollshme (mjaftueshme) pse flasim dhe mendojmë kështu.

Edhe për amerikanët, anglezët (britanikët), gjermanët, austriakët, italianët, francezët , grekët dhe të tjerët-gjithashtu.

Nga respekti maksimal që kemi për ta, nuk duam që njerëzit, popujt (kombet), shtetët ose kulturat e ndryshme gjithandej globit ose kontinentit tonë, të kenë për ta bindje, mendime ose vlerësime negative të cilat ne mendojmë se nuk i meritojnë.

 Liderët, politikanët dhe diplomatët kroat së bashku me homologët e tyre europerëndimor, kanë një narrativ dhe formim të admirueshëm intelektual, shkencor, kulturor ose filolozofik, si dhe fjalor e shprehje të pasura. Dhe, kur kanë edhe forcën e njohur të argumentit, bëjnë gjëra të mrekullueshme të cilat, mendojmë se nuk mund t'i bëjnë të tjerët. 

Edhe Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe disa lider të tjerë shqiptar ose kosovar-gjithashtu. 

Ndërkaq, nuk i përsërisin ato që i thonë armiqt ose kundërshtarët e tyre infantil, violent ose patologjikë, sepse kanë fakte dhe argumente të mjaftueshme shkencore, humaniste dhe të tjera për të mos rënë në grackën e provokimit, ose në rrjetën e madhe të marimëngës.

Gjithëçka tjetër i takon spekulimëve ose manipulimëve të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" të grupëve, personave ose individëve të caktuar shoqëror, shkencor, kulturor ose politik të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale, familjare, gjenealogjike, biogjenetike etj. 

E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.

 Por, kjo si ide, teori ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, heroike, patriotike, historike, gjeografike etj.

Arsyeja e kësaj kontradikte qëndronte tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep drejtësi impulsit të kundërt që përmban kultura e lartë shkencore, arsimore, kulturore, shtetrore, nacionale, politike, akademike etj. 

Në këtë prizëm, filozofët dhe politologët këmbëngulin dhe insistojnë në parimin ose dimensionin e njohur kritik dhe ideologjik, gjegjësisht, në puçjen (bashkimin), gërshëtimin, harmonizimin dhe konvencionalizimin e edukatës, kulturës, ideologjisë dhe racionalizmit kritik. Atyre vlerave dhe premisave që përbëjnë kriteret e studimit dhe gjykimit shkencor ose racional të veprave të larta heroike, patriotike, çlirimtare, nacionale, ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Rasti i politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare, sigurisht se ishte ose ka qenë një lajm dhe shëmbull i keq, se si mediokriteti, nebuloza, stupiditeti, padituria, joprofesiinalizmi, iracionalizmi, ataraksionizmi, fetishizmi, nihilizmi, mazohizmi, alkimizmi, hedonizmi, agnosticizmi, fatalizmi, utopizmi, sektashizmi, demagogjia, hipokrizia, diabolizmi, dogmatizmi, partikularizmi inflator dhe inflamator, autoritarizmi, totalitarizmi ose monizmi politik etj., çojnë patjetër në regresion, amnezion, erozion, amorozitet, mohim, suprimim ose veshkatërrim të përgjithshëm.

"Njeriut natën, në errësirë.. në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës, sipas Heraklitit, rastësisht i fikët dikur të pamuri në sy." 

Se këndejmi, momenti më i vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij.

Ndaj, ju vuani, sepse në radhë të parë nuk jeni të lirë dhe të mençur ose zgjuar sa duhet. E sidomos atëherë kur lirinë tuaj individuale dhe kolektive, i keni dikund nën pranga dhe zinxhirë.

Prandaj, "shumicën e kohës as nuk përpiqem t'i përkthej fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme. Makabre ose funebre...Pastaj kridhen e ç'kridhen: i harroj shpejt. Pak më parë ndodhèsha tek kopshti publik ku rrënja e gështenjës (genjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M'u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë 'të jesh ose ekzistosh'." (J. P. Sartre "Neveria")

Fati i Kosovës dhe shqiptarëve, sikur është i kryqzuar ose lidhur ngushtë me do hije të thella kolosale dhe titanike që zbresin përposhtë grilave, në 'prehërin' ose 'gjoksin e madh' të ëndërrave të njohura epike ose kalorsiake...

Ndërkaq, koha e ëndërrave të mëdha epike dhe kalorsiake, po thonë se ka ikur ose emigruar dikund largë në pakthim. 

Ne mos qofshin prap "zhxhëndëra" ose hije të lugatëruara mesjetare ose apokaliptike....?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat