Më mirë 100 libra të përkthyer në gjuhë të huaja se sa 5000 në gjuhën shqipe

Kultura

Më mirë 100 libra të përkthyer në gjuhë të huaja se sa 5000 në gjuhën shqipe

Nga: Ilir Canhasi Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:03
Jusuf Buxhovi dhe Ilir Canhasi

Takimi me z.Buxhovin ishte si qershia mbi torte e këtij pushimi në vendlindje.

A ka nevoje ta prezantojë historianin më të sukseshëm dhe të guximshëm të trojeve shqiptare, sigurisht që jo!

Ajo që më ka pëlqyer më së shumti te z.Buxhovi është se ai e ka kuptuar se sa e rëndësishme është që librat e tij dhe të tjerëve të përkthehen së paku në anglishte dhe këtë ai po e bënë me shumë sukses.

Më kujtohet si sot kur unë luftoja të gjeja së paku disa faqe të shkruara në gjuhë të huaja mbi historinë tonë nëpër bibliotekat  evropiane dhe botërore para 30 viteve.

Së paku disa faqe që t’ju tregoja miqëve të mi suedez, shoqatave të ndryshme ku isha aktivist e gjithashtu edhe Amnesty International ku isha më aktiv.

Pra, ishte tmerr kur bibliotekat kryesore të shteteve në botë ishin të mbushura me propaganden serbe kundër shqiptarëve e ne nuk kishim asgjë të shkruar nga shqiptarët për shqiptarët, por kishim vetëm autorë të huaj që kishin shkruar për ne.

Më kujtohet si sot konfrontimi im me intelektual e miq suedez, kur ata kishin lexuar historinë tonë nga autorët serbë e unë me disa fletushka të vogla u mundoja t’ju bëja ballë propagandës së armiqëve tanë. 

Jemi lodhur duke na shkruar historinë të huajt të cilët shpeshherë janë bazuar në shkrimet e autorëve serb.

Prandaj, unë përmes këtij shkrimi ju bëj thirrje dhe ju lutem të gjithë autorëve dhe ministrisë së kulturës që të bëjnë më tepër në këtë drejtim, e di që ekonomia e bënë të veten dhe e di që shteti duhet të ju ndihmoj më shumë.

Motoja ime ”Më mirë 100 libra të përkthyer në gjuhë të huaja se sa 5000 në gjuhën shqipe” vjen nga përvoja ime me librin dhe intelektualët e huaj për tri dekada të qëndrimit tim në shtetet perëndimore.

Arma të vret por penda dhe dija të “vret” shumë më tepër.

Me këtë vizitë unë i përfundova pushimet në atdheun tim të dashur që jam larg tij që tri dekada. 

Shëndet të gjithëve.

Përzemërsisht!

Iliri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat