U nda nga jeta poeti Mazllum Saneja

Kultura

U nda nga jeta poeti Mazllum Saneja

Nga: Engjëll I. Berisha Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:40
Mazllum Saneja

Poeti e përkthyesi i njohur për letërsinë shqiptare, Mazllum Saneja, pas një sëmundje më të gjatë, ndërsa ditëve të fundit edhe COVID 19, u nda nga jeta në vendlindje, në qytetin e tij në Gjakovë.

Mazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.

Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.

Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake.

Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë.  

Fitoi edhe shumë çmime kombëtarë dhe ndërkombëtare për krijimtari dhe për përkthime. Ishte ndër themeluesit e Mitingut të poezisë dhe një varg aktivitetesh tjera.

Erdhi në Gjakovë, pikërisht në ditët e fundit të jetës së tij, për ta lënë frymën e fundit këtu, ngase jetonte e krijonte në Poloni prej shumë vitesh. Nga atje, në Varshavë, i  barti poetët më eminent të Letërsisë Shqipe, për ti  prezantuar në antologjitë e në festivalet ndërkombëtare, si dhe anasjelltas, boti disa krijues në gjuhën shqipe. Për kohë të gjatë, Saneja ishte redaksi dhe studio e përkthimit, dikur krejt e rrallë dhe me interes të veçantë. Të gjitha bibliotekat e Kosovës janë pasurur me botimet nga ky autorë, duke mbajtur vazhdimësi të krijuesve nga të gjitha trojet shqiptare. dallon prej shumë përkthyesve, ngase asnjëherë nuk ka provincializuar autorët, por gjithnjë bënte përzgjedhje gjithëpërfshirëse, ngase ai e konceptonte letërsinë të njëshme duke e prezantuar etnicitetin të paktën në letërsi.

Ka nj histori të shkruar e të folur gjithandej për jetën e tij, një protestues disidentë në konceptin e tij, edhe pse duke ia rënduar jetën, ai e bënte këtë i çliruar nga grada e pushteteve dhe ky individualitet e sfidoi së tepërmi duke bërë një jetë jashtë komoditetit që të tjerët ia rezervojnë vetes.

Poezia e tij është elitare, e ribotuar dhe e studiuar nga kritika, duke marrë epitet për poezi artistike dhe të qëndrueshme.

Kthehej në vendlindje shpesh, e kishte peng, ashtu sikur Poloninë, prej të cilës kishte marrë shumë si dhe i kishte dhënë nga shpirti i tij.

E tërë kjo dashuri për Gjakovën, u reflektua këtyre ditëve kur vjen për tu çmallë dhe ia lë trupin e tij në varrezat e qytetit për tu kujtuar në shkrimet që do të jetoj gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat