Jeta

Kultura

Jeta

Nga: Zymer Mehani Më: 31 korrik 2021 Në ora: 08:37
Zymer Mehani

Është e ëmbël, por dhe mjaft e hidhur
Dhe e shtrenjtë është shumë, ecën shpejt si lumë
Dikush e dhuron për qëllimin e lartë
E dikush s’e gëzon,  se është i pafat

Për shumëkë ajo është si lule me erë
E për ca të tjerë fare nuk ka vlerë
E pamëshirshme është, po të të futë nën rrotë
Më e rëndë se çdo gjë tjetër, më e rëndë se kjo botë

Nuk kthehet dot prapa,  shpesh na lë dhe vrragë
Pas na lë kujtime,  na shëron dhe plagë
Eh, as shpejt kalon, si e shkrepëses flakë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat