Medalje e artë për Dr.Zef Mulaj – çmimi ndërkombëtar “Dante Alighieri”

Kultura

Medalje e artë për Dr.Zef Mulaj – çmimi ndërkombëtar “Dante Alighieri”

Nga: Zef Mulaj Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Accademia dei Bronzi dhe editori Vincenzo Ursini për nderimin e poetit të madh Dante Alighieri në 700 vjetorin e vdekjes organizuan konkursin ndërkombëtar poetik, ku muarën pjesë 1056 autorë nga të gjitha rajonet e Italisë dhe nga jashtë vendit vlerësoi me çmimin “Dante Alighieri” poetin shqiptar Zef Mulaj.

U zgjodhën poezitë më të mira, duke botuar edhe një antologji me poezitë e autorëve të vlerësuar nga komisioni, në të cilën bën pjesë edhe poeti Zef Mulaj, Antologjia “Mirdita Dante”.

Me poezinë në haiku “É custodito” (Është Ruajtur) një sugjerim i bukur në vetëm tre vargje, poeti na fton të shikojmë përpara, pa u ndalur në vuajtjet e së shkuarës, sepse vetë zemra di të kujdeset për veten dhe ruajtjen. Dhimbja brenda saj është ruajtur, e çmuar, si diçka që ndihmon në kapërcimin e çdo pengese në të ardhmen “.

Ceremonia e ndarjeve të çmimeve do jetë me 9 gusht, ditën e hënë, në Botricello (Catanzaro) Itali.

Zef Mulaj, nga Nikaj Merturi i Tropojës, është autor i 16 librave ( shqip & në italisht , në gjermanisht anglisht ) deri tani. Është doktor në shkencat farmaceutike e i specializuar në toksikologjinë forense ambientale e klinike dhe anëtar zyrtar ne alben e konsulentëve shkencor. Voal.ch/Skender Bucpapaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat