​Mbahet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur

Kultura

​Mbahet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur dhe të përvjetorit të trembëdhjetë të pavarësisë së Kosovës, sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur një orë poetike në të cilën janë lexuar veprat e autorëve të ndryshëm kosovarë.

Me këtë rast është organizuar edhe një takim me poetin, profesorin dhe dramaturgun Xhevdet Bajraj, ku janë lexuar poezi të tij.

Kryeministri Albin Kurti tha se Xhevdet Bajraj se është një poet i fuqishëm dhe nga i cili priten edhe shumë vepra në të ardhmen.

Kurti: Patëm një bashkëbisedim me shkrimtarin Xhevdet Bajraj

“Ndërkaq më pas ishin te bashkëbisedimi me shkrimtarin Xhevdet Bajraj mbase poeti ynë më i fuqishëm, më i thellë dhe më i sinqertë, i cili nuk mund të mos mendojë, të mos kujtojë, të mos ndjejë dhe jemi me fat që e kemi dhe për krijimtarinë e tij të vazhdueshme e cila jo që nuk shteret, por vetëm na bën të mendojmë a thua se çfarë do të jetë poezia apo libri i tij i ardhshëm”, tha ai.

Kurti me këtë rast ka përmendur edhe profesorin Ukshin Hoti për fatin e të cilit nuk dihet as tash e kësaj dite.

Kurti: Një dedikim i veçantë për profesor Ukshin Hotin

“Gjithashtu ishte edhe ekspozita e artikujve me rastin e 40-vjetorit e demonstratave të vitit 1981 nga shkrimet e kohës legale e ilegale të Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe një dedikim i veçantë për profesor Ukshin Hotin i cili vazhdon sot e kësaj dite të jetë i pagjetur meqenëse u rrëmbye me dhunë pasi u lirua nga burgu në maj 1999 dhe në këtë ekspozitë keni tekste të tij dhe tekste për të,” tha ai.

Ndryshe, organizatorë të panairit janë Asociacioni i Letrave dhe i Artistëve Art Club “Rifat Kukaj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat