Vetëm ditëlindje do të kesh

Kultura

Vetëm ditëlindje do të kesh

Nga: Fadile Skëndaj Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:02
Zenepe Luka

Sa vështirë në ditë të veçanta,

Të kujtohet që duhet uruar,

Merr celularin dhe ndalesh,

Dora humb fuqinë për të shkruar.

 

Fjalët mbesin të ngrira në gojë,

Çdo gjë ngjan se u zhurit,

Ndoshta në ëndërr do të shikoj,

T'ma shërosh pak këtë shpirt!

 

Se ti nuk ishe vetëm motër për mua,

Ishe vatra, malli, butësia,

Humaniteti, ngrohtësia,

Ishe për ne dhuratë nga Perëndia.

 

U rritëm bashkë në një shtëpi,

Motër dhe shoqe ishe për mua,

Por ti dalloje që fëmi,

Se për farefis e shoqëri u bëre perëndi.

 

Më mungon prehëri yt,

Ku kokën kam mbështet,

Kur qanim të dyja për nënën,

E kisha shumë më të lehtë.

 

Me ikjen tënde si të pajtohem?!

Oh, sa më dhemb ky shpirt,

Por, krenari e të gjithe brezave do të mbetesh,

SE SI TY NUK KA TË DYTË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat