Mirë se vini ( sipas një (b) analisti)

Kultura

Mirë se vini ( sipas një (b) analisti)

Nga: Musa Ahmetaj Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:46
Musa Ahmetaj

Mirë se vini gërnaqa

Ju urojmë nga zemra

Cdo ditë do ju servojmë

Ushqimin me dy emra

Këtë verë Zoti ka falur

Speca dhe domate

Të gjitha janë të freskëta

Madje bio dhe jo bajate

Recetat vijnë në shprehje

Edhe për specat e pjekur

Nga tryeza e ushqimit

Kurrë s'kanë për t'u hjekur

Madje speca edhe djegës

Që ta djegin edhe fytin

Ndoshta dieta vjen në shprehje

Për ta shkurtuar rrypin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat