​Shpaloset programi kryesor garues i PriFest

Kultura

​Shpaloset programi kryesor garues i PriFest

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Nga data 24 deri më 29 gusht në Prishtinë mbahet edicioni i 13-të i PriFest, në të cilin do të shfaqen shtatë filma nga pesë shtete, prej tyre njëri do të jetë premierë ndërkombëtare, dy premiera regjionale, ndërkaq të gjithë filmat do të jenë premierë në Kosovë.

Në mes 7 filmave do të jetë edhe filmi i paralajmëruar ditë më parë, filmi që hap festivalin - fituesi i trefishtë i Sundance IFF - ZGJOI nga Blerta Basholli.

Po ashtu, filmi që para pak kohe pati premierën në Cannes - seksionin Director's Fortnight, Luaneshat e kodrës, filmi debutues i Luana Bajramit.

Në listë është edhe Pas dimrit nga Ivan Bakrac, që do të ketë premierën ndërkombëtare në PriFest, pas premierës botërore në Karlovy Varu IFF. Filmi i regjisorit Bakrac ishte pjesëmarrës në PriFORUM, platformën e industrisë filmike të PriFest, në vitin 2016.

Druri i heshtur nga Faysal Soysal, film nga Turqia që po ashtu ishte pjesëmarrës dhe fitues në garën Best Pitch në PriFORUM 2019. Filmi boshnjak Hëna e plotë, film debutues nga Nermin Hamzagic vjen pas premierës së suksesshme në Cottbus Film Festival në Gjermani.

Një tjetër film i Kosovës në listën e filmave garues, film ky që kishte një rrugëtim të suksesshëm ndërkombëtar që filloi në festivalin San Sebastian 2019, është Andromeda galaxy nga More Raca.

Dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në garë, filmi Bolero në shtëpinë e pleqve nga regjisori me përvojë Spartak Pecani, do të ketë Premirën Regjionale në PriFest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat