Nënës time

Kultura

Nënës time

Nga: Engjëllushe Sheme Koltraka Më: 2 gusht 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Nëna ime starjallie,

E mbuluar me dritë yjësie,

E mbrujtur me shpirt dëlirësie,

Buzëqeshur prej mirësie.

 

Je si diell, je si hënë.

O e imja, e mira nënë!

Je si gonxhe trëndafili,

Lule e bukur në ditë prilli.

 

Je fisnike, ballë sermaja,

Me shumë halle të mëdhaja…

Fjalë e ëmbël si mjalti

Dhe pse dorën kush s’ta zgjati.

 

Sepse ishe motër pa vëlla

E babai të vogël të la.

Po ti shpirtin kishe kala,

Me përpjekjet e mëdha.

 

Ç’të sheh syri, ta zë dora,

Shpirtbardha si dëbora…

Një fjalë të ligë s’nxorre nga goja,

Buzëqeshur gjithnjë të shikoja.

 

Kur të goditi Diktatura,

Burri bëri burg të rëndë,

Në çdo punë mateshe me burra,

Përballove të zezën gjëmë.

 

Shpirti yt larë flori,

Je e imja dashuri,

Më e mira nënë në botë,

Këto fjalë zemra i thotë.

 

Je gëzimi i shpirtit tim,

Ti gjithmonë më jep frymëzim,

Prehu e qetë në amëshim,

Në parajsën plot ndriçim.

 

Vuajtje, gëzime i more me vete,

Për të na lënë kishe amanete,

Por vdekja të ndau papritur,

Na qanë shpirti si të rritur.

 

Në cep syri një pikë loti…

Në krah të tij të mori Zoti.

Ndaj dhjetori bëri behar…

I lehtë të qoftë dheu mbi varr!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat