“Histori qëndrese” në romanin e katërt të Dogjan Dervishit

Kultura

“Histori qëndrese” në romanin e katërt të Dogjan Dervishit

Nga: Halil Rama Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:41
Libri

Me katër romane të botuara dhe të mirëpritura nga lexuesi , në harkun kohor të tetë viteve : “Zhgënjimi” ( 2013), “Shpresë e thyer” ( 2017 ), “Përandoria e medjave” ( 2019) dhe “Një histori qëndrese” ( 2021), Dogjan Dervishi rënditet padyshim me elitën krijuese dibrane, dhe pse jo edhe me atë kombëtare.

me romanin e parafundit “Përandoria e mediave” u njoha fillimisht gjatë promovimit të tij para dy vitesh në një nga sallat e Hotel “Tirana international”, me pjesmarrjen e dhjetra personaliteteve krijuese dhe me pas e lexova me një frymë, romanin e fundit të këtij autori “Një histori qëndrese”, pata fatin ta kemë në dorë që në dorëshkrim.

Kjo  vepër  letrare  e  këtij  autori  është  e  gjitha  përformancë   bashkëkohore  që  të  imponohet që  në  faqet  e  para  dhe  në  vijim, deri  në  faqen  e  fundit,  me  subjektin  dhe  përmbajtjen  e veçantë  si  dhe  me  formën  e  bukur  artistike  të  rrëfimit, të ndërtimit, të gërshetimit të linjave e  të  kapërcimeve  kohore.Trilli  artistik  i  këtij  autori   nis  që  në  hyrje,  ku  personazhi  kryesor  Artur  Semini  që  ka humbur  gruan  nga  një  sëmundje  e  rëndë  dhe  ku  në  kulmin  e  dëshpërimit,  vajza  e  tij Shpresa  me  banim në Danimarkë e fton për ta njohur  me  një  zonjë  të  rrallë, me  të cilën  mund të  kalonte  vitet  e   pleqërisë , ndonse  kjo  qe  një  zonjë  fisnike,  Arturi  refuzon ketegorikisht  kur  mësoi  për  orientimin  seksual  të  djalit  të  saj.  Reflektim  ky   i përnjëçastshëm  i  mentalitetit  shqipëtar  për  ripërtritjen  e  jetës  nëpërmjet  martesave  burrë-grua,  kundër  homoseksualizmit.

Më pas vijon, shtrirja e subjektit në dy kohë sipas një ndërtimi kompozicional mjaftë origjinal: para viteve ’90 kur personazhi kryesor i tij Artur Semini arrin të shkollohet dhe të krijojë një familje solide me mësuesen Filomena, si dhe në tridhjet vitet e fundit, kur jeta e tyre merr rrokullimën e fatit. Kësisoj ky roman sjellë befasi për lexuesin Autori Dervishi, me një bagazh të pasur jetsor ka ditur të përveçojë ngjarje interesante të përjetuara intensivisht nga personazhet dhe të skalis asosacionet më pikante.

Parë  nga ndërtimi  kompozicional,  përshkrimi  i  ngjarjeve  në  dy  kohë  e  bën  më  tërheqës  këtë roman.  Kjo  për  faktin  se  në  pjesën  e  parë  lexuesi, sidomos  brezi  i  ri  do  të  mësojë për vitalitetin e rinisë së  asaj  kohe,  për  nivelin  bashkohor  të  sistemit  arsimor  që  nxorri kuadro  të  denjë  të  konkuronin  kudo  denjësisht,  si  dhe  për  mundësinë   që  edhe  rinia shkollore  të  përgatitej  për  të  qenë  e  aftë  ushtarakiaht  në  rast  të  një  agresioni  të mundshëm  ndaj  vendit  tonë.  Pikrisht  në  raste  të  tilla  nis  dhe  njohja  e  ngjizja  e  dashurisë së  sinqertë  mes  Artur  Seminit  nga  Dibra  dhe  Filomena  Priftit  nga  Kuqi  i  Vlorës,  kur nxënësit  e  shkollës  së  mesme  me  drejtor  Vasil  Panon   kryenin  stërvitjen  ushtarake  në repartin   kundërajror  të  Arturit.       

Mjaftë  bukur,  me  një  gjuhë   të  pasur  e  mjete  shprehëse  interesante  përshkruan  autori bukurinë  hyjnore  dhe  atë  shpirtërore  të  Filomenës,  çka  të  bën  të  dallosh  tek  ai  stilin bashkohor  të  shkruarit  të  prozës  sonë.   Për  dy  nga  personazhet  gjallues  të  romanit, gjejmë  edhe  momente  dramatike ,  sidomos  pas  incidentit  në  qitjen  me  kundërajror  në Divjakë. 

Arturi po përjetonte peshën e fajit pas asaj që ndodhi me operatorin e aparatit të drejtimit të zjarrit Kastriot Muça, i cili kishte harruar të kthente çelsin në pozicionin “ Qitje me pasqyrë”, dhe në qoftëse qitja do të kishte qenë e preçizionit të lartë, do të ishte shkatërruar avioni dhe do të kishte humbur jetën piloti. Edhe në këto çaste, ndërsa Arturi përgatitej për llogaridhënien dhe eutokritikën në organizatën e Partisë, Filomena do t’i qëndronte pranë në çdo moment me këshilla shpresëdhënëse për t’ i larguar stresin bashkëshortit.

E gjithë kjo përbën një lëndë interesante të këtij romani , për të vazhduar më tej në retrospektiv, ku lëvrijnë mardhëniet dashurore të dy bashkëshortëve, që ksisoj arrijnë të krijojnë një familje solide. Mjaftojnë, qoftë dhe trillet e përdorura në përshkrimin e këtyre mardhënieve, për të kuptuar se Dogjan Dervishi e ka shkruar këtë roman më së pari me vizionin e një artisti.

Ndërkohë, krahas portretizimit artistik të dy personazheve burrë-grua, si personazhet kryesore që përshkojnë romanin, nga fillimi deri afër mbarimit të tij, në romanin e autorit Dervishi, ngjarjet i gjejmë të gërshetuar me periudha historike kyçe të asaj kohe, si dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës apo shkëputja e mardhënieve me Bashkimin Sovjetik. Komenti i ngjarjeve të tilla dëshmojnë për një autor njohës të mirë të historisë dhe përçues eutentik të tyre tek lexuesi.

Në pjesën e dytë të romanit ngjarjet zhvendosen në tridhjet vitet e fundit të tranzicionit të tejzgjatur. Ndërsa vazhdon jetën ushtarake , madje në dikasterin kryesor, Arturi i brumosur me një atdhedashuri të zjarrtë, të trashëguar nga familja dhe të kalitur me punë e sakrifica, refuzon të drejtojë operacionin kundër popullsise civile në jug të vendit në ’97-tën e rebelimit të armatosur, duke dhënë dorëheqjen nga funksioni.

rrjedhin vrullshëm, pas sëmundjes së bashkëshortes, vdekja e parakohëshme e së cilës, i shkakton dhimbje të madhe. Por jeta gjithsesi vazhdon. Padyshim ngjarjet më interesante të kësaj pjese janë ato në Azilin e pleqëve, ku pas vetmisë së madhe , e gjen veten në Azil edhe ish ushtaraku Artur Semini. Pikërisht këtu vjen linja e dytë e dashurisë me ish shoqen e gjimnazit “Sami frasheri”, Donika Stërmasi, me të cilën vjen dhe martesa e dytë në mjediset e azilit, si dhe shoqëria me mësuesin Bastri Yzeiri. Edhe në këtë pjesë romani është tërheqës, me ngjarje e personazhe të përshkruara mjeshtërisht.

Autori Dogjan Dervishi ka skalitur veçanrisht portretin e Donikës, qoftë duke sjellë në memorie ngjarje nga jeta shkollore e para shumë viteve, qoftë dhe përjetimet gjatë infektimit me flamën covid-19 që e përballojnë me stoicizëm pranë njeri-tjetrit.

e marrë në tërsinë e tij, mund të konkludojmë se ky roman është radiografi e shoqërisë socialiste, por edhe prognozë e zhvillimeve të këtij çerekshekulli. Pa hyrë me tej në detaje të subjektit, me qëllim që të mos zbehim kureshtjen e lexuesit, do të thoja se romani “Nje histori qëndrese” është një sprovë e forcës emotive të shprehjes, e një bukurie tërheqëse shkrimi, si dhe e një stili të krehur mirë e të veçntë të këtij autori.

I uroj atij suksese në krijimtarinë e tij të mëtejshme sa më produktiv dhe cilësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat