Për t’mirë t’bëhet historia!...

Kultura

Për t’mirë t’bëhet historia!...

Nga: Sami Arifi Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:33
Autori, Sami Arifi

Për ca gjëra kurrë mos bën zë,

s’flitet jo çka kisha për t’bë!

E vërteta është për histori,

veç me vepra bën madhështi!

 

Dy materjale që shërojnë jetë,

barnat dhe drejtësia me diagnozë t’vërtetë!

T’ithta janë sa më s’ka,

shpëtojnë njerëzit hiç pa nda!

T’ithta janë sjellin shëndet,

n’mbendi eliminojnë t’këqijat krejt!

Për intrigash e dallavergji,

dyat janë therrë n’sy!

 

Mbahu bir thuaje t’vërtetën,

nga ligësia shpëto jetën!

Ca shungullojnë bëjnë tollovi,

janë rrenacakët përsëri!

Përsërisin t’pavërteta,

që atyre t’ju zgjatet jeta!

 

Madje mundohen me ca shkrime,

me t’pa vërteta t’bëjnë devijime!

 

E vërteta do’t triumfoi,

n’dëm t’këqijve do’t përfundoi!

Mos ngurro fol çdo herë,

kurrë e keqja mos t’merr nder!

 

T’bëhet rruga veç nga drejtësia,

për t’mirë t’bëhet historia!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat